Momenti kur emigrantët e kuptojnë se kamioni nuk po shkonte aty ku po mendonin ata (Video)

Një shofer kamioni britanik filmoi disa emigrantë që kërkonin të largoheshin nga një autostradë - kur e kuptuan se ai po shkonte në Holandë e jo në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ryan Ledgister vërejti dy emigrantë që ishin ngjitur në pjesën e prapme të kamionit të tij kur u ndal në një stacion benzine pranë portit francez të Dunkirkut në rrugën e tij drejt Holandës.
Ai tha se u tha atyre se automjeti nuk po kthehej në Britani, por ata vazhduan të hipnin aty.
Dhe siç thuhet më tej, të dy u tronditën kur zbuluan se kamioni po shkonte në Holandë në vend që të kthehej në Britani. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































