LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur cunami godet Tongan si pasojë e shpërthimit të një vullkani nënujor

Momenti kur cunami godet Tongan si pasojë e shpërthimit të një vullkani nënujor

Një cunami i frikshëm i shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani në Tonga, ka bërë që mijëra njerëz të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

Shpërthimi i vullkanit nënujor në Tonga ndodhi të shtunën, duke shkaktuar një cunami dhe valë prej mbi 1.5 metra, transmeton Telegrafi.


Autoritetet kompetente kanë urdhëruar evakuimin përgjatë brigjeve të Tongas, ku pamjet e publikuara në rrjete sociale, shfaqin momentin kur dallgët gjigante godasin zonat e banuara.

Këto njëherit edhe ishin pamjet dhe informacionet e fundit, pasi interneti dhe linjat telefonike të shkëputen rreth orës 18:40, duke i lënë 105 mijë banorë pa kurrfarë kontakti me botën e jashtme.

Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo të vdekur në Tonga, kjo për shkak të komunikimi të kufizuar. Tonga gjendet rreth 2.383 kilometra në verilindje të Zelandës së Re.

Madje edhe imazhet satelitore kanë kapur momentin kur ka ardhur deri te shpërthimi i vullkanit, dhe shpërthimi shkaktoi re tymi  në 12 mijë metra lartësi mbidetare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori