Futbollisti i Real Madridit, Dani Ceballos, nxit një zënkë ndërmjet lojtarëve në finalen e Superkupës së Spanjës duke kapur për flokësh yllin e Barcelonës, Gavi.

Derisa Los Blancos ishin në disavantazhi prej 3-0, trajneri Carlo Ancelotti e inkuadroi në lojë mesfushorin Ceballos, derisa kishin mbetur 25 minuta për t’i ndryshuar gjërat.


Në fazat e vonshme të takimit, ish-lojtari i Arsenalit nxiti një zënkë duke e kapur për flokësh futbollistin kundërshtar.

18-vjeçari e mbante topin dhe shkonte për t’u ankuar te gjyqtari, porse Ceballos e tërhoqi për flokësh për ta kthyer prapa.

Gavi reagoi duke e shtyrë yllin e Realit dhe në vijim ndërhyjnë futbollistët tjerë, si Robert Lewandowski e Vinicius Junior, derisa i gjithë incidenti kaloi pa ndëshkime, me dy futbollistët që thjesht morën paralajmërime.

Blaugranët e fituan ‘el Clasicon’ me rezultat 3-1 dhe e ngritën trofeun e parë të sezonit. /Telegrafi/

gavi1 (Foto: Screenshot/Twitter/M+)

telegrafi sport app