Ky është momenti kur një zhytëse u gjend vetëm pak centimetra larg gëlltitjes nga një balenë pranë brigjeve të Norvegjisë.

Cindy Yang, 45 vjeç, po vëzhgonte me qetësi jetën detare poshtë saj, kur krijesa masive papritmas u afrua dhe notoi drejtpërdrejt drejt saj.


Për fat të mirë, gjitari e shmangu zhytësen e tronditur dhe u largua me not në sekondën e fundit.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë bërë virale dhe kanë nxitur një lumë komentesh.

Në video shihet zhytësja se si për pak centimetra nuk përfundon në gojën e balenës gjigante. /Telegrafi/