Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka publikuar së fundmi një video në Instagram ku shfaqet me këngëtarin Yll Limani.

Ata kanë interpretuar një këngë së bashku, derisa artisti e ndërprenë duke i thënë se është tmerr në këndim.


Ylli tutje në video me shaka i thotë se nuk duhet të këndojë as kur është vetëm, e jo më në prani të të tjerëve.

Screenshot 16 24 Foto: Screenshot/Instagram

“Tmerr. Ti nuk bën me këndu edhe kur je vetë se vetëm bëhesh nervoz”, iu drejtua Ylli.

Fevziu tha: “Ylli Limani thotë mos këndo as vetëm kur je, se ndryshe le nam. Edhe në shkollë më përzunë nga grupi”.

Screenshot 17 29 Foto: Screenshot/Instagram

“Veç me fol, flet bukur, me këndu tmerr”, theksoi ndër të tjerash Limani për gazetarin.

Ylli vlen të ceket se më 27 dhe 28 dhjetor mban koncert në Prishtinë. /Telegrafi/