LAJMI I FUNDIT:

Momenti dramatik kur ‘fantazma’ hedh enët nga dollapi (Video)

Momenti dramatik kur ‘fantazma’ hedh enët nga dollapi (Video)

Një njohës i aktiviteteve paranormale nga Londra, e ka transmetuar Live në Facebook, momentin kur një ‘fantazmë’ e qëllonte me pjatë dhe gotë.

Ian Hawke pretendon se ka arritur ta ftojë një ‘Poltergeist’, një fantazmë që është në gjendje të lëvizë gjësende dhe të lëshojë zëra të fuqishëm.


Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni enët që bien, teksa 42-vjeçari kontakton me krijesën e padukshme, transmeton Telegrafi.

Pasi janë parë këto pamje në internet, shtëpia e tij është vizituar nga shumë njerëz të interesuar për këto aktivitete.

Mirëpo, ka të tjerë që po e shohin si të pavërtetë, duke thënë se Hawke po përdor një metodë të fshehtë, për të kryer këto lëvizje. /Telegrafi/