Momente tensioni, dy yjet e Barcelonës u përplasën me njëri-tjetrin ndaj Atletico Madridit

Barcelona nuk arriti që t’i shfrytëzojë mundësitë që krijuan ndaj Atletico Madridit dhe për këtë e paguan një çmim të rëndë duke humbur në sekondat e fundit. Disa prej yjeve kryesor të Barcelonës morën kritika të mëdha për paraqitjen e tyre në atë takim dhe u panë tejet të nervozuar gjatë ndeshjes. Objektivi kryesor i kritikave si për tifozët ashtu edhe për bashkëlojtarët duket të ketë qenë Robert Lewandowski. Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Sport, Gavi ishte shumë i nervozuar me sulmuesin polak.
Në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, Atletico filloi të marrë kontrollin e ndeshjes dhe Gavi e shprehu nervozizmin e tij tek Lewandowski për mungesën e presionit. Teksa lojtarët po merrnin rrugë drejt zhveshtoreve, Gavi u pa në një diskutim të nxehtë me Lewandowskin.
Veterani polak i doli vetes në mbrojtje duke thënë se mysafirët po luanin më të zgjeruar në krahë dhe ai nuk ishte u supozuar që të vraponte aq shumë në drejtim të kundërshtarëve. Lewandowski humbi disa topa të mirë brenda zonës duke mos shfrytëzuar pasimet e mira që erdhën nga Fermin Lopez, Raphinha dhe Pedri. Aftësitë e 36-vjeçarit në sistemin e Hansi Flick kanë qenë një ndër dyshimet më të mëdha që janë shkaktuar për të deri tani këtë sezon në përgjithësi./Telegrafi/






















































