LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj i reagon Kurteshit: Takimet e mia me aktivistë, nuk janë ilegale

Molliqaj i reagon Kurteshit: Takimet e mia me aktivistë, nuk janë ilegale

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratave të u.d të sekretarit organizativ të VV-së, Ismajl Kurteshi.

Molliqaj përmes një reagimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka mbajtur dy takime me strukturat e Lëvizjes në Pejë dhe Deçan


Ai ka thënë se ” nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ”takim ilegal”.

Kurteshi akuzon Molliqajn se po punon për ndarjen e VV-së dhe formimin e një partie të re
Lexo po ashtu Kurteshi akuzon Molliqajn se po punon për ndarjen e VV-së dhe formimin e një partie të re

Postimi i plotë:

Në kohën kur ne po i diskutojmë dallimet tona brenda organizatës dhe anëtarëve e simpatizuesve të Lëvizjes po ua rrisim shpresat që së bashku do ta tejkalojmë problemin e brendshëm në organizatën tonë, ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, lëshon deklarata antidemokratike me shumë të pavërteta që përmbajnë gjuhë përçarëse.
Dy takime i kemi mbajtur me strukturat e Lëvizjes në Pejë dhe Deçan. Të parin në një restorant ndërsa të dytin në zyra të Lëvizjes. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë diskutimi i gjendjes në të cilën gjendet Lëvizja dhe jo ajo që pretendohet në deklaratën e Kurteshit.
Duke qenë se unë jam pjesë e Lëvizjes dhe deputet i saj, nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ”takim ilegal”. Meqenëse këto ditë janë thirrur shumë në statutin e Lëvizjes, pres nga ai që të përgjigjet se cila pikë e këtij statuti ndalon takime të tilla ose i vlerëson ato si ”ilegale”.
Ende më problematike për mua është që Kurteshi këtë gjuhë po e përdorë pothuajse çdo ditë në secilin takim me anëtarë, në të cilat takime ai po e shoqëron kandidatin për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurtin.
Për fund, meqenëse deklarata e tij u postua edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes në Facebook, dua të shtroj një pyetje: A është diskutuar deklarata e tij në kryesi të Lëvizjes dhe a është vendim i kryesisë që kjo deklaratë të jetë qëndrim zyrtar i Lëvizjes?
Nëse po, atëherë si t’i kuptojmë thirrjet për të biseduar kur në të njëjtën kohë na bëhen sulme kaq të ulëta? Nëse jo, kur do të distancohet kryesia e Lëvizjes nga kjo deklaratë skandaloze?
Mentaliteti që po instalohet në organizatën tonë është tejet i rrezikshëm dhe i papranueshëm për një organizatë të mirëfilltë politike. Çështja është serioze, prandaj edhe trajtimi duhet të jetë serioz. Fatkeqësisht, deri tash ky problem nuk është trajtuar seriozisht, përkundrazi, është nxitur edhe më shumë përçarje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori