LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj pë reciprocitetin: Kurti ka vendosur që ta thjeshtëzojë nocionin e sovranitetit, e ka varur për dokumente kalimi e targash

Molliqaj pë reciprocitetin: Kurti ka vendosur që ta thjeshtëzojë nocionin e sovranitetit, e ka varur për dokumente kalimi e targash

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, vendimin e fundit të qeverisë për reciprocitet të targave dhe kartave të identifikimit personal me Serbinë, e ka emërtuar si “fetishizëm i reciprocitetit”.

Në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se sikur qëllimi të ishte reciprociteti, atë do ta manifestonin edhe në fusha të tjera, përfshirë këtu siç thotë ai, tregtinë.


“Kur jemi te reciprociteti me Serbinë, pse jo në fushën e tregtisë? Sepse më vështirë? Sepse aty preken interesa më të mëdha? Sikur ta kishin për qëllim reciprocitetin, atë do ta manifestonin edhe në fushat të tjera shumë më vitale. Bilancin tregtar e kemi negativ. Importi nga Serbia vetëm sa është rritur”, tha ai.

Sipas tij, sfondi prej nga kjo qeveri po performon parimësinë është i natyrës konfliktuoze.

“Konfliktet e kontrolluara janë mashtrime me pasoja të pakontrollueshme. Pasiguria e tillë lëndon qytetarët, ngado. Kryeministri tash ka vendosur që ta thjeshtëzojë nocionin e sovranitetit. E ka varur për dokumente kalimi, targash, e nesër kush e di në çka! Por, marrëveshje përfundimtare nuk ka. Të paktën me këtë qasje”, shtoi Molliqaj.

Molliqaj hodhi kritka edhe ndaj partive opozitare.

“Për keqardhje është edhe opozita parlamentare, duke e mbështetur pa kritikë dhe të zënë në faj, një udhë pa krye që sjell rreziqe”.

Kërcënimet e Serbisë për destabilizim pas vendosjes së reciprocitetit, Kurti: Nuk jam votuar për ta bërë komentatorin e deklaratave të Beogradit
Lexo po ashtu Kërcënimet e Serbisë për destabilizim pas vendosjes së reciprocitetit, Kurti: Nuk jam votuar për ta bërë komentatorin e deklaratave të Beogradit

“Ka zgjedhur elemente të vogla (në krahasim me madhësinë e marrëveshjes përfundimtare) për ta ushtruar pushtetin, kur dihet se kjo çështje ka nyjën të lidhur në dialogun”.

Ndryshe, vendimi i cili parasheh zëvendësimin e targave në targat zyrtare të Republikës së Kosovës do të hyjë në fuqi nga e hëna e një gushtit.

Kryeministri  Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe njëherësh, për t’i bashkërenduar aktivitetet ndërinstitucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se nga e hëna e një 1 gushtit, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i marrë më 29 qershor.

Vendim ky i cili parasheh fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletëdeklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe për automjetet që hyjnë në territorin tonë.

Ky afat është shtyrë deri më 31 tetor të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori