LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj e quan “ujdi monarkësh”, marrëveshjen LVV-LDK, thotë se Kurti po e bën kurban Konjufcën që të arrijë pushtetin

Molliqaj e quan “ujdi monarkësh”, marrëveshjen LVV-LDK, thotë se Kurti po e bën kurban Konjufcën që të arrijë pushtetin

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se është arritur marrëveshje mes dy partive, LVV-LDK, për bashkëqeverisje.

 Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj, e ka quajtur “ujdi monarkësh” marrëveshjen VV-LDK që pritet të nënshkruhet nesër.


 Madje sipas Molliqajt, Kurti po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po e bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të arrijë në pushtet.

LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje - nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshjes
Lexo po ashtu LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje - nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshjes

“Kurti, në letrën dërguar Mustafës 10 ditë më parë, e quajti “ujdi monarkësh” e “ogur fatkeq” largimin e Konjufcës nga Kryetari i Kuvendit. Pikërisht këto fjalë sot, sipas raportimeve në media, i gëlltiti Kurti teksa arrinë marrëveshje me Mustafën. Ai po sillet si monark, me fjalë të veta, po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vij në pushtet”, thotë Molliqaj.

Më tej, ai Kurtin e ka quajtur popullist i cili sipas tij i ndryshon fjalët dhe se nuk bën dallim nga paraardhësit e tij në pushtet.

“Popullistët që vijnë në qeveri kanë një të përbashkët me elitat politike që i kritikojnë për korrupsion dhe marrëveshje të dëmshme. Në fund, ata arrijnë marrëveshje të njëjta si paraardhësit e tyre e gjithmonë arsyetohen me qëllimin e tyre dashamirë. Popullistët duke thënë për të mirën e popullit e elitat politike për të mirën e shtetit. Popullistët si Kurti me elitat politike si paraardhësit e tij në pushtet nuk kanë dallim në qëllimet e tyre. Këta, teksa i ndryshojnë fjalët për më pak se 10 ditë, nuk sjellin ndryshim por vetëm stagnim”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori