LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Aktakuza për aktivistët e VV-së e montuar

Molliqaj: Aktakuza për aktivistët e VV-së e montuar

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj tha sot në një konferencë për media se aktakuza e ngritur nga Prokuroria për katër aktivistët e Vetëvendosjes është politike, e montuar dhe e porositur.

Sipas tij se duhet të ngritet një aktakuzë së shpejti e ka thënë edhe vet ministrja Dhurata Hoxha. Ndërsa tha se prokurori Abdurrahim Islami është jashtëligjshëm duke ushtruar detyrën e tij.

Molliqaj tha se asnjë fakt i ri nuk është në aktakuzë e asnjë dëshmi e re dhe se Prokuroria ka dështuar të sigurojë prova për akuzimin ndaj aktivistëve siç është raporti i Forenzikës, ndërsa sa i përket ADN-së dhe ngjyrës së zërit asnjë nuk i ka futur në aktakuzë.


Dje Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit për terrorizëm. Ata akuzohen për sulmin që u bë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Në këtë rast Petrit Ademi është liruar nga akuzat për shkak të provave ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Deharin i cili ka vdekur më 5 nëntor në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.