LAJMI I FUNDIT:

Moldavia do të dalë nga “dara shtrënguese” e Rusisë

Moldavia do të dalë nga “dara shtrënguese” e Rusisë

Demonstratat pro-evropiane në Kishinau i japin zë dëshirës për një Moldavi evropiane. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ia dalim këtë herë atëherë kemi humbur”, thotë Vasile, një burrë tek të 50-t me flamuj evropianë në dorë.


Ai punon në një fabrikë ëmbëlsirash dhe erdhi për protestat e fundjavës enkas në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Mbi 80.000 qytetarë demonstruan në fundjavë duke ndjekur thirrjen e presidentes, Saia Mandu.

Ata duan t’i tregojnë botës, se Moldavia është pjesë e BE-së.

“Më në fund të dalim nga dara shtrënguese ruse”, thotë Vasile. “Lufta në Ukrainë e zgjoi Evropën. Tani është shansi për t’u bërë pjesë e botës së civilizuar”.

Atmosfera festive. Krahas presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, u ngjit në skenë edhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

“Projekti ynë i madh është që të bëjmë Moldavinë deri në vitin 2023 një vend anëtar me të drejta të plotë në familjen evropiane”, u shpreh presidentja Sandu.

Evropa është më shumë se një slogan politik.

“Evropa është mënyrë jetese, ëndërr që duhet të bëhet realitet, dhe shans për popullin tonë të jetojë në paqe, qetësi dhe mirëqenie”, iu drejtua presidentja njerëzve të mbledhur.

Kur Mandu tha në gjuhën ukrainase disa fjali, njerëzit brohoritën njëzëri, “Slava Ukraini”.

Solidariteti me Ukrainën është shumë i madh në Moldavi. Frika e një agresioni nga Rusia është e madhe.

Kërcënimet e përsëritura nga Moska i kanë trembur shumë vetë. Maia Sandu dëshiron një Moldavi evropiane, me “miq të fortë dhe të besueshëm” që nuk e lënë vë vendin vetëm nga agresorët që sjellin luftëra dhe vrasin njerëz.

“Ne mund të jemi të sigurt vetëm brenda familjes evropiane”.

“Moldavia nuk është vetëm”

“Moldavia është Evropë – Evropa është Moldavi”, përshëndeti presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe iu drejtua në rumanisht qytetarëve. “Moldova nu e singura” – Moldavia nuk është vetëm.

Në këtë atmosferë u miratua edhe një rezolutë që thekson edhe njëherë dëshirën e shumicës së popullit moldav, të jetë pjesë e BE-së.

Eurodeputeti rumun, Siegfried Muresan, i dërguar për marrëdhëniet e BE me Moldavinë është i impresionuar.

“Njerëzit në Moldavi dërguan sot në mesazh të qartë për integrimin evropian”, shprehet Muresan për DW dhe shton se mbështetja për Moldavinë është në interes të BE.

Moldavia ka aplikuar së fundmi për të dalë nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura GUS, ku marrin pjesë një pjesë e shteteve pasuese të Bashkimit Sovjetik.

Presidenti i parlamentit moldav, Igor Grosu tha në një intervistë, se ky hap u mor pas konsultimesh me presidenten, qeverinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Që nga sulmi rus mbi Ukrainën “nuk bëhet më fjalë për një bashkësi”, tha Grosu.

Dalja nga bashkësia është një proces i gjatë, por sipas Grosu, moldavët mund të shpresojnë për një të ardhme evropiane për veten dhe fëmijët e tyre.

Sipas sondazheve, rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE. Këto sondazhe i konfirmon edhe Vasile.

Gati gjysma e punonjëseve dhe punonjësve në fabrikën e tij ishin pak a shumë prorusë më parë, por sulmi mbi Ukrainën ka bërë që shumë vetë të ndërrojnë mendim. Edhe ata duan më mirë një të ardhme në një Evropë të bashkuar. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori