LAJMI I FUNDIT:

Moldavia dëbon 45 punonjës të ambasadës ruse

Moldavia dëbon 45 punonjës të ambasadës ruse

Moldavia ka kufizuar numrin e stafit të ambasadës ruse në Kishinau.

Tani është konfirmuar se 45 persona do të duhet të largohen – 22 diplomatë dhe 23 staf administrativ.

Moska ka afat deri më 15 gusht për të përmbushur vendimin e moldavëve, raporton skynews.


Zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova hodhi poshtë arsyen e vendimit si “të pabazuar”, duke thënë se ai “nuk do të mbetet pa përgjigje” nga Kremlini.

Moldavia këmbëngul se ambasada ruse duhet të zvogëlohet për të kufizuar numrin e njerëzve që mund të “destabilizojnë Republikën e Moldavisë”.

Ndryshe, Moldavia ka një popullsi prej mbi 4 për qind të qytetarëve rusë. /Telegrafi/