Politika aktuale Shqiptare edhe pas rezolutës së Ki.E përëri po çudit gjithë botën, me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë totale të saj për të zgjidhur krizën e radhës si produkt i manipulimit e deformimit të rezultate të zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit të kaluar, me gjithë eksperiencën pozitive për tejkalimin e krizës së ngjashme disa vite më parë, pa ndihmën e ndërkombëtarëve (NATO) nga homologu i presidentit aktual Topi, Z.Moisiu.

Ndërsa Presidenti Topi, i mandatuar nga ndërkombëtarët (NATO) për zgjedhjen e krizës politike me një rezolutë të Ki.E, sot më i fortë se kurrë falë mbështetjes së plotë të tyre, me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë totale të tij (7 muaj indiferent ndaj krizës), po e thellon akoma më shumë krizën duke humbur kohë shumë të çmuar për shqipërinë.


Me këtë qëndrim aspak korrekt Z.Topi jo vetëm nuk po tregohet i pa anshëm mbi palët, për zbatimin korrekt të ligjit dhe garant i kushtetutës, por dhe po i bindet krizaxhiut të Shqipërisë Berishës, i cili e kërcënon (urdhëron), Presidentin e Republikës që të bindë patjetër Z.Rama, (skandaloze) që ai të pranojë humbjen e zgjedhjeve të kaluara.

Duke i përcjell kreut të shtetit mesazhin e qartë, se Saliu pranon vetëm fitoren e pushtetit, edhe në tavolinën e Presidentit, ashtu sikundër Berisha veproj me K.Q.Z dhe kolegjin zgjedhor në zgjedhjet e Qershorit të 2009-ës. Për të mos përsëritur dështimin si në takimin e parë (vetëm Topi dhe Berisha e vlerësoj pozitivisht), Presidenti i Republikës, në tryezën e dytë jo vetëm duhet tu dorëzojë palëve patjetër një platformë (projekt) për zbatimin e rezolutës së Ki.E, e cila të përcaktojë qartësisht radhën e punës dhe problemet që do të diskutojnë palët në tryezë.

Aktualisht presidenti me kohën shumë të kufizuar në dispozicion patjetër është i detyruar që të ndjekë shembullin e Z.Moisiu, i cili qëndroj në Presidencë non stop deri sa palët firmosën marrëveshjen politike konsensuale dhe kriza, politike mbaroj d.m.th tymi i bardhë u duk nga oxhaku.

Projekt platforma sipas rezolutës së Ki.E mund të formulohet si më poshtë:
Projekt platforma për zgjedhjene krizës politike në zbatim të rezolutës së Ki.E.
Objekti – Të përfundojë kiza dhe subjektet politike të firmosin marrëveshjen konsensuale.
Koha – Non stop, deri sa të firmoset marrëveshja politike nga palët.
Metoda – Ballafaqim-Diskutim- Kompromis (sipas kushtetutës së R.SH, rezolutës së Ki.E, dhe raportit të OSBE (ODHIR.)

Problemet që do diskutohen:
1- Procedura e hetimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009 sipas rezolutës së Ki.E.
2- Subjektet politike të pranojnë rezultatin(mandatet) e zgjedhjeve parlamentare.
3- Opozita (P.S) të futet menjëherë në Parlament.
4- Partitë politike të pranojnë përmirësimin e Kodit zgjedhor deri në muajin tetor 2010.
5- *Subjektet të pranojnë miratimin e një pakete të plotë për reformën ligjore, administrative, legjislative, kushtetuese, gjyqësore, prokurorisë etj.
6- Subjektet (palët), të firmosin marrëveshjen (kompromisin) politik për zgjidhjen e krizës.
7- *President i Republikës në rast dështimi të tryezës:
a) Te shpërndajë parlamentin aktual. b) Të shpallë datën e zgjedhjeve elektorale së bashku me zgjedhjet vendore brenda muajit mars 2011. c) Të deklarojë menjëherë krijimin e qeverisë teknikë sipas përfaqësimit politik të subjekteve në parlament deri në zgjedhjet e reja me objektiv afat shkurtra.

Kjo platformë me siguri do të zgjidhë shumë shpejt krizën dhe Shqipëria më në fund do të qeveriset sipas vullnetit (votës) së shumicës së shqiptarëve.

Dështimi i tryezës përsëri, do të vonojë pa fund integrimin e Shqipërisë në B.E. Prandaj ndërkombëtarët të tregohen shumë serioz ndaj politikës shqiptare, për të ndihmuar shqiptarët të mos i penalizojnë ata përsëri me standarde të dyfishta.