Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini konfirmoi se është e gatshme të organizojë takime maratonike në nivel të presidentëve, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, ajo tha se tash për tash, nuk ekzistojnë kushte për të thirrur një takim të ri.
Sipas Mogherinit, duhet të ketë “pezullim ose heqje të tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës” nga ana e Kosovës, në mënyrë që të krijohen kushtet për një takim të ri ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mengjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe ta përmbyllim atë për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj” ka thënë Mogherini.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, tha se të gjithë duhet të përdorin një atmosferë pozitive në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, Mogherini tha se nuk po sheh “ndërmarrjen e veprimeve që çojnë në këtë drejtim”.
Në takimin e së hënës ndërmjet ministrave të Jashtëm të BE-së me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nuk është diskutuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
SiL raporton REL, këto komente Mogherini i bëri pas pyetjes së gazetarëve në konferencën për media pas takimit.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë për shkak të tarifës së vendosur nga ana e autoriteteve në Prishtinë ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
BE-ja dhe SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifën mirëpo një gjë e tillë po kundërshtohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Ai kërkon që paraprakisht Serbia ta njohë Kosovës dhe për tarifën të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të BE, Mogherini tha se kushti bazë për vazhdimin e dialogut është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar, e për të cilën kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka precizuar se do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Kryediplomatja evropiane pret që Beogradi dhe Prishtina të përdorin një atmosferë pozitive, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të plotë të marrëdhënieve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?