LAJMI I FUNDIT:

Mogherini kërkon unitet për zbatimin e reformës në drejtësi (Video)

Mogherini kërkon unitet për zbatimin e reformës në drejtësi (Video)

Nga Uashingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Federica Mogherini u shpreh se uron që politikanët në Shqipëri të tregojnë unitet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Shefja e diplomacisë europiane tha për Zërin e Amerikës se ndalesa e saj në SHBA kërkon të masë pulsin e administratës së re amerikane në lidhje me çështje të ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.


Një prej temave të prekura është pikërisht ajo e Ballkanit Perëndimor. Votën unanime për reformën në drejtësi, Mogherini e cilësoi “një hap historik për vendin”, por tani vëmendja duhet përqendruar tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim se vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di sesa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha Mogherini.

Sipas saj, rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. “E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri”, tha si me shaka kryediplomatja europiane kur iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend dhe ndjenjës së bashkimit kombëtar.

“Por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”, vijoi ajo.

Gjatë vizitës dyditore në Uashington, Mogherini, thotë VOA, ka përcjellë mesazhin se për Bashkimin Europian, puna me Ballkanin Perëndimor përbën përparësi kryesore.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori