LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Dyert e BE-së për Maqedoninë janë të hapura (Video)

Mogherini: Dyert e BE-së për Maqedoninë janë të hapura (Video)

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit për stabilizim dhe asocim në Bruksel ku kanë marrë pjesë zyrtarë të BE-së, Johannes Hahn dhe Frederica Mogherini, dhe të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, për të vlerësuar ecurinë evropiane të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Frederica Mogherini pas mbledhjes ka thënë se BE dhe KE janë të lumtur për ecurinë pozitive të Maqedonisë. “Jemi krenarë për marrëveshjen me Greqinë dhe për ecurinë e reformave deri këtu. Shteti juaj ka përmbushur një ndër qëllimet kryesore” tha Mogherini duke përmendur edhe marrëveshjen me Bullgarinë më herët për fqinjësi të mirë.


“Ishte takim i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Desha të ju uroj për hapjen e bisedimeve me NATO-n gjatë ditës së djeshme. Për fat të keq, diskutimet me ne do të zgjasin por ju ecni në rrugë të mirë dhe të sigurtë. Stabiliteti i Maqedonisë do të thotë stabilitet për rajonin. Nuk ka dyshime për ecurinë tuaj në hapat e ardhshëm” tha Johannes Hahn.

Hahn i’a përkujtoi Maqedonisë edhe sfidat duke mos dashur që të dorëhiqen rreth qëllimit kryesor, integrimin në BE. Ai përmendi edhe procesin e skriningut në Maqedoni që do të fillojë më 17 korrik (e mërkurë) kur do vijë ai në Maqedoni.

“Faleminderit për njohjen e suksesit tonë dhe për fjalët e mira. Ne premtuam se do ta kthejmë Maqedoninë në rrugë të drejtë. Nuk mund të mos e përmend ftesën e NATO-s, një arritje madhore për të gjithë, juve dhe neve si shtet. Neve na hapet rruga për euro-integrimet” tha Nikolla Dimitrov, Ministër për Punë të jashtme në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov përmendi përforcimin e ligjeve, demokracisë, përmirësimin e punës së mediave dhe përmirësimet tjera në shtet.

“Ne si rajon kemi probleme që duhet të përballemi, edhe pse kemi humbur shumë kohë” vazhdoi Dimitrov.

“Mbledhja e sotme ishte ngjarje historike për shtetin tonë. Dje morëm ftesë nga NATO për anëtarësim ndërsa para dy javësh ne morëm ftesë nga BE dhe KE, që e bën vendin tonë të shpresojë për më mirë. Prej para një viti ne diskutonim për humbjen e shpresës për euro-integrime në mesin e qytetarëve. Qëllimi jonë u përmbush: Maqedonia i kthehet rrugës së shpresës” tha Bujar Osmani i cili foli edhe shqip në hapje të fjalës së tij.

Hahn, Mogherini, Osmani dhe Dimitrov thanë se janë të gatshëm për bashkëpunim për procesin e skriningut në Maqedoni që fillon nga 17 korriku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori