Stefano Capuano dhe Giuseppe Narducci në fjalët e tyre përmbyllëse kanë kërkuar burgosjen e Moggit për shkak të pjesëmarrjes në një klikë të përfshirë në bisedime telefonike me ish-arbitra dhe caktues të tyre, si edhe me ish-zyrtarë të FIGC.

Gjatë zhvillimeve të të martës është kuptuar se disa nga pjesëmarrësit në skandalin e disa viteve më parë rrezikojnë burgun, ndërsa Moggi udhëheq me pesë vjet e tetë muaj.


Ai ndiqet nga ish-planifikuesi i arbitrave Paolo Bergamo (pesë vjet) dhe Pierluigi Pairetto (katër vjet e gjashtë muaj). Ish-nënkryetari i FIGC, Innocenzo Mazzini, rrezikon katër vjet burg, megjithatë gjyqi ende nuk ka përfunduar.

Tash është radha që pala mbrojtëse të japë deklaratat kundër prokurorëve, ndërsa caktimi i dënimeve pritet të ndodhë në muajin korrik. /Telegrafi/