LAJMI I FUNDIT:

Moderna synon prodhimin e tri miliardë dozave vaksina deri më 2022

Moderna synon prodhimin e tri miliardë dozave vaksina deri më 2022

Kompania farmaceutike amerikane Moderna tha se pret të rrisë prodhimin e vaksinave kundër coronavirusit deri në tri miliardë doza, në vitin 2022.

Kompania tha se prodhimi do të dyfishohet në objektet e saj në Zvicër dhe Spanjë, ndërsa do të rritet për 50 për qind edhe në fabrikat në SHBA.


Moderna po ashtu rriti parashikimet për furnizim këtë vit deri në një miliard doza.

Njoftimi vjen pasi përhapja e varianteve të coronavirusit në vende si India, ka rritur shqetësimet për kapacitetet e botës për të kapërcyer pandeminë.

“Derisa vazhdon përhapja e shpejtë e varianteve të coronavirusit, ne besojmë se do të ketë nevoja të mëdha për vaksinën tonë”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Vaksina Moderna është autorizuar për përdorim te të rriturit në SHBA, Bashkimin Evropian dhe shumë vende të tjera.

Vaksina është thënë se është 94.1 për qind efektive.

Vitin e kaluar, Moderna ka nisur testimin e vaksinës së saj edhe te fëmijët 12 deri në 17 vjeç, por rezultatet e këtij testimi nuk janë publikuar ende.

Në mars, ndërkaq, ka nisur testimi edhe në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç.

Në studim e sipër janë edhe ndryshimet e dozave, për t’i përshtatur ato më mirë me mutacionet e coronavirusit.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori