LAJMI I FUNDIT:

Modelja ruse sulmon me thikë punonjësen e marketit, e godet disa herë – në momentet e fundit e shpëtojnë kolegët dhe konsumatorët  

Modelja ruse sulmon me thikë punonjësen e marketit, e godet disa herë – në momentet e fundit e shpëtojnë kolegët dhe konsumatorët  

Një ish-modele ruse është arrestuar nga policia nën dyshimin për tentim vrasje, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një marketi “duke sulmuar me thikë” një punonjëse.

Natalya Dolganovskaya, 32-vjeçe, është dëgjuar duke bërtitur “urrej femrat”, derisa vazhdimisht ia ngulte thikën viktimës, kanë bërë të ditur forcat e rendit, transmeton Telegrafi.


E arrestuara gjatë vitit 2005 kishte fituar kurorën e Miss Ulyanovsk dhe është e njohur për opinionin në Rusi.

Megjithatë kamerat e sigurisë brenda marketit, shfaqin momentin kur punonjësja 36-vjeçe sulmohet në sektorin e frutave.

Për fat të mirë viktimës i dolën në ndihmë punonjësit e tjerë të marketit si dhe konsumatorët, që vrapuan për t’ia rrëmbyer thikën nga dora ruses.

Viktima është shtrirë në qendrën e kujdesit intensiv pasi ka pësuar shtatë plagë të rënda në kokë, fytyrë, qafë, duar dhe shpinë.

Raportohet se jeta e saj nuk është në rrezik, por ish-Missi që u arrestua nga policia po hetohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt

Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt

Evropa
Trump zbuloi vendin dhe kohën e takimit me Putinin, lokacioni ka rëndësi simbolike

Trump zbuloi vendin dhe kohën e takimit me Putinin, lokacioni ka rëndësi simbolike

Evropa
Siria nënshkruan marrëveshje investimi prej 14 miliardë dollarësh, duke përfshirë projekte aeroporti dhe metroje

Siria nënshkruan marrëveshje investimi prej 14 miliardë dollarësh, duke përfshirë projekte aeroporti dhe metroje

Botë

"Do të ketë shkëmbim territoresh", Trump flet për një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

Botë
Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe pas dekadash konflikti

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe pas dekadash konflikti

Botë
Thyhet topogani në anijen më të madhe turistike në botë, një i lënduar - pasagjerët bërtasin të tmerruar

Thyhet topogani në anijen më të madhe turistike në botë, një i lënduar - pasagjerët bërtasin të tmerruar

Botë
Kalo në kategori