LAJMI I FUNDIT:

Modelja Paulina Porizkova tregon për ‘ulterapinë’ që e shfrytëzon për dukjen rinore

Modelja Paulina Porizkova tregon për ‘ulterapinë’ që e shfrytëzon për dukjen rinore
Modelja 53 vjeçare, Paulina Porizkova (Foto: John Lamparski/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver/Instagram/paulinaporizkov)

Supermodelja e dikurshme, Paulina Porizkova, e ka publikuar një xhirim, përmes të cilit ka treguar se çfarë bën për ta ruajtur dukjen rinore.

Bukuroshja me origjinë çeke tash është 53 vjeçare, ndërsa nuk i fsheh procedurat kozmetike, të cilave iu nënshtrohet për ta ruajtur bukurinë.

Përmes videos së publikuar në Instagram, ajo ka treguar se sekreti i bukurisë së saj qëndron në një terapi të quajtur ulterapi, e cila është një metodë e dhimbshme dhe e shtrenjtë për tërheqjen e lëkurës së qafës, nën mjekër dhe të vetullës.


https://www.instagram.com/p/BuZ6rd2Ha2L

“Kjo ka qenë magjia ime. Një trajtim me laser që zgjat një orë dhe rindërton kolagjenin… Pse të mos e bëjnë të gjithë në botë? Në rregull, para së gjithash, dhemb. Shumë. E kam përjetuar lindjen natyrore dy herë pa barna, por kur e bëj ulterapinë, do të doja që dikush të ishte përreth”.

“Po ashtu më duhet të pranoj, kam dëgjuar për raste të frikshme, ku terapia nuk ka shkuar mirë. Dhe… nuk është e lirë. Fatkeqësisht, duke bërë një ulterapi më të lirë ekziston mundësia për të çuar drejtpërdrejt te rastet e frikshme”, ka shkruar

Kështu duket tash Paulina Porizkova, ajo është 53 vjeçare (Foto: John Lamparski/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Paulina është një modele, aktore, autore dhe feministe çeke e lindur në Suedi, e cila ka shtetësi të dyfishtë, atë suedeze dhe amerikane. Si 18-vjeçare (në vitin 1984), ajo u bë femra e parë nga Evropa Qendrore që zbukuronte ballinën e Sports Illustrated.

Gjatë karrierës ka dalë në ballinat e revistave më të popullarizuara, si Life, Vogue, Elle e Playboy, ndërsa gjatë viteve të tetëdhjeta ka qenë njëra prej modeleve më të njohura në botë. Në vitin 1988 ishte paguar gjashtë milionë dollarë për reklamën e shtëpisë kozmetike, Estee Lauder. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Kalo në kategori