Është shpallur fituesja e “Miss Universe 2021”, ndërsa ky kompeticion mbahet për të 69-tën herë me radhë.

Një ngjarje e tillë është parashikuar që të mbahet më herët, por është shtyrë për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan CNN.


Andrea Meza, e cila vjen nga Meksika ka pasur rastin që të kurorëzohet me “Miss Universe”.

210517004302 02 miss universe winner andrea meza exlarge 169 Foto: CNN

Lajmin ajo edhe vet e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku kishte ndarë imazhe nga momenti i lumtur.

Kompeticioni është mbajtur në Seminole Hard Rock Hotel and Casino të Floridas, përfshirë një performancë nga Luis Fonsi.

“Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 vajzave mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, tha Meza në një njoftim për shtyp nga Organizata Miss Universe.

Kujtojmë se Kosovën kësaj radhe e ka përfaqësuar bukuroshja bionde, Blerta Veseli. /Telegrafi/