LAJMI I FUNDIT:

Modeli Z4 tërësisht i ri, tregon se BMW nuk fokusuar vetëm në SUV (Foto)

Modeli Z4 tërësisht i ri, tregon se BMW nuk fokusuar vetëm në SUV (Foto)

Sepse veturat sportive, janë ende të rëndësishme dhe kjo është shumë e thjeshtë

Po që se shikohet linja e prodhimit të BMW-së, shohim se kemi numër të njëjtë, sa sedan dhe kupe, po aq edhe SUV, transmeton Telegrafi. Gjë që nuk ishte e njëjtë, para një dekade.

Ardhja e X7 të ri, më shumë hibrid dhe makina elektrike, ndoshta edhe një X8 si makinë sportive dhe familjarë, tregon se SUV-ët dhe bateritë janë e përfitues të mëdhenj të parave dhe kjo është e ardhmja e automobilizmit.

Mirëpo, BMW duket se është ende e përkushtuar në trashëgiminë e makinave sportive, pasi ka investuar në platformën e re të modelit Z4, që pritet të prezantohet së shpejti. Për Z4, prodhuesi gjerman ka vendosur ta nisë prej fillimit dhe jo të improvizojë, duke ia ndryshuar strukturën e tanishme.

“Ndërtojmë SUV sepse janë të kërkuara dhe na sjellin përfitime, por nuk do t’i largojmë as makinat që ofrojnë sportivitet dhe kënaqësi, që është një ndër vlerat kryesore të BMW-së” ka thënë Peter Langen, një nga zyrtarët e lartë të kompanisë. Sipas tij, Z4 është provë që BMW është ende i përkushtuar dhe do vazhdojë të krijojë kupe dhe roadster.

“Mbi të gjitha, është vendosur të punohet një Z4 i hapur dhe jo siç është i tanishmi” ka përfunduar Langen. Ndryshimet që do t’i pësojë Z4, pritet ti shohim gjatë gushtit, kur të fillojë panairi në Pebble Beach. Në anën tjetër, gjatë këtij vikendi do të prezantohet edhe një makinë që është SUV, bëhet fjalë për 8 Series tërësisht të ri. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori