LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri elektrik Land Cruiser nga Toyota mund të prezantohet në vitin 2026

Modeli i ri elektrik Land Cruiser nga Toyota mund të prezantohet në vitin 2026

Toyota po planifikon elektrizimin e linjës Land Cruiser, duke prezantuar dy modele të reja, ku përfshihet një SUV i madh luksoz me bateri.

Falë prezantimit të dy modeleve të reja elektrike që pritet të dalin në shitje së shpejti, Toyota lë të nënkuptohet se po fokusohet në prodhimin e serive të reja elektrike.

EV i ri nga Toyota pritet të jetë më i madh dhe me teknologji më të avancuar, sesa modelet e kaluara nga Land Cruiser.


Kombinimi i teknologjisë dhe luksit mund ta bëjë atë një produkt ideal për t’u prezantuar në vitin 2026, pikërisht në 75 vjetorin e Land Cruiser. Thuhet se, motorët elektrik e bëjnë atë të aftë për t’u ngjitur në çdo kodër.

Ndërkohë, për modelin e vogël ende nuk është propozuar asnjë afat kohor. Ai pritet të jetë i ngjashëm në madhësi me bZ4X, dhe vjen me një paketë baterie prej 71.4 kWh e cila me një karikim të vetëm mund të përshkojë 417 km.

Raportet e mëhershme nga marka japoneze kanë treguar se përveç variantit elektrik me bateri, ka plane edhe për një version me lëndë djegëse.

Në çdo rast, qëllimi kryesor i kompanisë është që ta bëjë linjën e Land Cruiser më të përballueshme për njerëzit. /Telegrafi/