LAJMI I FUNDIT:

Modeli “Industry of IT to University” po aplikohet edhe në Kosovë?

Modeli “Industry of IT to University” po aplikohet edhe në Kosovë?

Lidhjet ndërmjet arsimit të lartë dhe bizneseve në nivel evropian, vazhdimisht po i mbështet Komisioni Evropian, përmes një sërë nismash. E gjithë kjo mbështetje vjen sepse lidhja e ngushtë midis biznesit dhe akademisë mund: të inkurajojë transferimin dhe shkëmbimin e njohurive, të krijojë partneritete dhe mundësi afatgjata, të nxisë inovacionin, ndërmarrësinë dhe kreativitetin.

Po ashtu, ky bashkëpunim do krijonte mundësi që institucionet e arsimit të lartë, të zhvillojnë kurrikula relevante dhe qasje ndaj mësimdhënies dhe të mësuarit që plotësojnë nevojat e studentëve dhe shoqërisë.


Duke ju referuar kësaj, e njëjta praktikë po aplikohet edhe në Kosovë nga Institucioni i Arsimit të Lartë, Kolegji Universum. E gjithë kjo po realizohet duke sjellë persona direkt nga tregu i punës dhe industria, të cilët pranojnë të bashkëpunojnë duke sjellë përvojat e tyre personale, tek studentët e këtij institucioni arsimor.

Muajin që lamë pas, në kuadër të modelit “Industry to University” të cilin në vazhdimësi po e implementon Kolegji Universum, para studentëve të departamentit Shkenca Kompjuterike, u bë një prezantim i cili ka sqaruar hapat se me çka ballafaqohet një zhvillues softuerik në tregun e punës, duke filluar prej marrjes së kërkesës, dizajnit, implementimit dhe testimit të një Web faqeje.

Prezantimi u bë nga Lindona Ibrahimi, e që vjen pikërisht nga industria e teknologjisë informative, e cila ndër të tjera, studenteve u prezantoi edhe shumë vegla virtuale të cilat ua lehtësojnë punën atyre në proces të Web Dizajnimit dhe Web Zhvillimit.

Deri më tani, këta studentë, në kuadër të lëndës “Hyrje në Programim dhe Web Teknologjitë” e cila mbahet në semestrin e parë të studimeve të tyre, kanë marr njohuri bazike rreth programimit si dhe kanë mësuar tri teknologjitë bazë të pjesës së Front End WEB Zhvillimit: si HTML, CSS dhe Java Script. Me këtë rast secili prej tyre ka arritur të zhvillojë një faqe të veten personale në një nivel shumë të mirë duke shfrytëzuar edhe shkathtësitë e tyre dizajnuese.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve të tilla në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.
Universum, është Bashkëpunues!

Artikull i sponzorizuar