LAJMI I FUNDIT:

Modeli Huayra Imola është Pagani më i fuqishëm ndonjëherë

Modeli Huayra Imola është Pagani më i fuqishëm ndonjëherë

Vetëm pesë njësi të këtij modeli, pritet të dalin nga prodhimi

Derisa Pagani ka lansuar gjatë vitit të kaluar, modele të veçante në shumë pak njësi, nuk do ishte e habitshme sikur të harrohet Huayra Imola, transmeton Telegrafi.


Ky model i quajtur në bazë të xhiro së famshme për gara, që njihet si Autodromo Enzo e Dino Ferrari, është shfaqur për herë të parë në shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa ishte thënë se do t’i shitej një klienti special.

Në atë kohë, nuk janë bërë të ditura specifikat e modelit që prit të arrij në vetëm pesë njësi, ndërsa Pagani China i ka bërë të ditura disa detaje. Brenda kësaj makine, do të jetë motor me 6.0 litra, që është krijuar nga Mercedes-AMG dhe do të prodhojë 827 kuaj fuqi.

Janë 36 kuaj fuqi më shumë se Pagani Roadster BC, por mjaftojnë që ta bëjnë modelin Huayra Imola më të fuqishimi ndonjëherë nga Pagani.

Që të përshtate me fuqinë e madhe në brendi, janë bërë edhe përshtatje të pjesës së jashtme, si zgjerim i pjesë së përparme, një krah gjigant në pjesën e pasme si dhe rrafshimi i tavanit sikurse te Zonda Cinque.

Derisa Roadster BC, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.3 sekonda, pritet që Hyayra Imola, ta arrijë edhe më shpejtë dhe të performojë shumë më mirë. /Telegrafi/