Flokët me volum që do të duken bukur edhe kur nuk i stilizoni

Nëse keni vështirësi me flokët e hollë dhe të drejtë dhe dëshironi të ndryshoni modelin e flokëve, ekspertët tregojnë sugjerimet më të bukura me të cilat do të shkëlqeni dhe do të keni vizualisht volumin që dëshironi.


Flokët e drejtë thjesht duken idealë për shumë stile. Po, mund të mos zgjoheni në mëngjes me flokë të “përdredhur” pas gjumit dhe balluket tuaja do të duken gjithmonë mirë, por këtu krijohet vija, sidomos nëse keni probleme edhe me flokët e hollë.

Me këtë lloj flokësh, një zgjedhje jo e duhur e modelit të flokëve mund t'ju kushtojë të mos dilni nga salloni i flokëve nëse nuk keni pak volum. Nëse jeni të vendosur të ndryshoni stilin tuaj, ekspertët nxjerrin në pah ato më të bukurat dhe praktike që janë të mira për këtë lloj teksture flokësh dhe me të cilat do të dukeni mirë edhe nëse thjesht i thani flokët me tharëse flokësh, pa i përdredhur, transmeton Telegrafi.

1. Bob i rrumbullakët

1490adb9199a7ceeb32532de10

Gjatësia pak nën mjekër u shkon të gjitha formave të fytyrës, mjafton që skajet t’i mbështillni butësisht me brushë dhe do të jeni gati për të dalë nga shtëpia.

2. Bob i hapur

24ffa69b22afb170681d1e7ce

Nga ana tjetër, ato që absolutisht nuk duan kurrfarë stilizimi, mbështjellje etj. do të duan versionin më klasik – bobit të hapur.

3. Shkallëzimi i flokëve

3b22e6dbf561053dc84d69d0f0

Shkallëzimi i flokëve është një zgjidhje e mirë për ato që kanë flokë të drejtë dhe të hollë, pa volum.

4. Balluket e plota

4c4c2f46857dd568d0b81f34e0

Flokët e drejtë janë padyshim ideale për balluke të plota pikërisht sepse do të duken gjithmonë bukur pa stilim. Nëse flokët tuaj janë natyralisht të drejtë, mjafton t'i krihni dhe jeni gati për t'u nisur.

5. ‘Pageboy Pixie’

5a618f35a668d71f7

Dhe stilet e shkurtra janë ideale për ato me flokë të hollë dhe të drejtë, veçanërisht me balluke anash. Përveçse duken gjithmonë bukur, balluket më të gjata japin atë dozë elegance dhe feminiliteti.

6. Bob me teksturë

62434c8d417059e0ad938d1f88386

Modelet e flokëve Bob dominojnë patjetër listën e frizurave idealeve për ato me flokë të hollë dhe të drejtë, por kjo nuk është pa arsye. Në këtë rast, një bob me teksturë është ideale sepse, mesa duket jep efektin e volumit.

7. Lob i shpërndarë

75edb6ab3313fc2fa932898d41e684

Një histori e ngjashme është edhe me lobin, dhe këtu është një stil më i gjatë, mbi supe, ndërsa majat futen në ‘kamzhik’ për të mbajtur gjatësinë e flokëve, gjithashu për të marrë më shumë volum në pjesën e sipërme.

8. Mixie

835836194a4681ca38638e9b3656c

Dhe së fundi, modeli i flokëve që shumë shpejt fitoi zemrat e të dashuruarve, sepse është një stil më i gjatë në pjesën e pasme dhe më i shkurtër përpara. Duhet pranuar që ky stil kërkon pak lustrim, por kjo është e gjitha që ju nevojitet për ta bërë të duket bukur. /Telegrafi/