Në javët në vijim të gjithë presim ndonjë ngjarje festive, por edhe takime relaksuese ku duam të dukemi bukur

Veshjet luksoze, në të cilat nuk do të mungojnë teminat, tyli, kadifeja dhe materiale e aksesorë të tjerë karakteristikë për periudhën festive, do të plotësojnë po aq mirë modelet e flokëve që do të nxjerrin në pah më të mirën e fytyrës sonë.


Nëse keni menduar se flokët e shkurtër nuk mund të përshtaten dhe të bien në sy, mendoni edhe një herë, sepse ne kemi modelet më të bukura për flokë të shkurtër.

e04b79735667ba085149

Femrat që kanë flokë të gjatë janë ndër ato me fat, sepse kanë mundësi të pafundme për modelim flokësh, ndërsa ato me flokë gjysmë të gjatë apo të shkurtër duhet të përpiqen pak më shumë.

Flokët e shkurtër nuk duhet të jenë problem, dhe ja si! – transmeton Telegrafi.

8 Vk9kqTURBXy8wM2IyYjY0OTNjZWM2ZDF

Edhe me flokë më të shkurtër, të cilët nuk arrijnë deri te shpatullat, mund të bëhet një model i jashtëzakonshëm, dhe lloji më i mirë i flokëve për këtë është një model gjysmë i ngritur.

6myk9kqTURBXy8xY2EzNzJlNjkyOGViOWU

Këto modele flokësh janë shumë elegante, por në të njëjtën kohë duken relaksuese dhe i përshtaten në mënyrë të përkryer çdo forme fytyre.

ilik9kqTURBXy8zNzZkNDVjZDI3ODgxNWZkZm

Gjithashtu, ato nuk janë aspak të komplikuara, ndaj mund t'i bëni vetë në shtëpi.

Nga një topuz i relaksuar "slick back", te xhufkat e përparme me tallaze që duken retro deri te një topuz i çrregullt, apo gjysmë topuz që përkulet në flokë, zgjedhja është e juaja.

EFLk9kqTURBXy8wY2I5N2FhOTU4YWI4ZDA3NzQ4ZjM2NTQyZTd

Ju mund t'i kombinoni të gjitha këto opsione me stilin tuaj personal, ndërsa modeli i flokëve do të jetë një vulë e veçantë.

Përfitoni nga pushimet dhe provoni diçka ndryshe, ndoshta një frizurë e re do të bëhet marka juaj! /Telegrafi/