LAJMI I FUNDIT:

Moda e Barbie po bëhet trend nga personazhe të famshme si Megan Fox, Kim Kardashian e Hailey Bieber

Moda e Barbie po bëhet trend nga personazhe të famshme si Megan Fox, Kim Kardashian e Hailey Bieber

Fajësoni filmin e ardhshëm të Greta Gerwig bazuar në lodrën ikonë të Mattel-it –  me Margot Robbie në rolin kryesor, dhe Ryan Gosling si Ken-i i saj – ose ndoshta koleksioni i Valentino-s me gjithçka rozë, por moda Barbie po pushton Hollywood-in.

Vetëm gjatë javës së kaluar, Megan Fox ka dalë në jo një, por në dy dukje të ndryshme rozë nga koka te këmbët, të kompletuara me flokë në ngjyrë të njëjtë.


Hailey Bieber ka pozuar për foto me një korse në të njëjtën nuancë tronditëse. Dhe Khloe Kardashian festoi ditëlindjen e saj me një fustan rozë.

Koha e trendit të ëmbël ka kuptim, duke pasur parasysh se kemi parë vazhdimisht me një sasi të vazhdueshme fotografish paparacësh nga seti i filmit “Barbie” të Gerwig-ut ditëve të fundit.

E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly's Life in Pink”
Lexo po ashtu E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly's Life in Pink”

Kush mund t’i shikojë fotot e Robbie dhe Gosling me veshje neoni dhe nuk dëshiron t’i shtojë pak ngjyrë dollapit të tyre?

Ndërsa Barbie dhe Ken mund të jenë një çift imagjinar, Fox dhe i fejuari Machine Gun Kelly mund të jenë gjithashtu përgjigja jonë në jetën reale për dyshen ikonë të kukullave. /Telegrafi/