LAJMI I FUNDIT:

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Tendecat e mobilimit të shtëpisë ndryshojnë gjithmonë. Mënyra se si jetojmë sot është ndryshe nga 30 vite më parë

Këto rregulla të vjetra mund të kenë qenë të vlefshme dikur, dhe ndoshta do të rikthehen në të ardhmen, por diçka është e sigurt: sot nuk kanë më vend.

1. Simetria


Gjithçka me masë, apo jo? Simetria mund të jetë shumë e këndshme kur përdoret me kujdes, por nëse mbështetesh tepër tek ajo, rrezikon të krijosh një hapësirë monotone. Asimetria në një dhomë mund të sjellë më shumë kreativitet.

2. Tavanet e bardha

Mos e injoroni “murin e pestë”! Mund të përdorni letër murale, suva dekorative, ngjyra të forta ose bojë me shkëlqim për një efekt unik.

3. Mure me ngjyra të hapura

Të apasionuarit pas mobilimit klasik do t’ju thonë se ngjyrat e errëta e bëjnë një dhomë të duket më e vogël. Por një mur i errët mund ta bëjë hapësirën të duket më e gjerë dhe më elegante. Pra, mos hezitoni të përdorni të zezën, lejlanë e errët apo blu të thellë për një efekt dramatik dhe të paharrueshëm.

4. Hapësira jopraktike

Shtëpitë nuk kanë pse të duken si në Instagram, perfekte në çdo detaj. Për shembull, dhomat e ndenjes sot s’janë më hapësira të paprekshme, por vende ku mund të vendosni një televizor të madh, një bibliotekë ose një kolltuk komod për t’u çlodhur.

5. Motive druri që përshtaten

Përzierja e disa llojeve të drurit dhe nuancave të ndryshme e pasuron hapësirën dhe krijon një efekt më interesant. Prandaj, mos kini frikë të kombinoni dru të errët me nuanca më të hapura për një stil më modern. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Çfarë është sfida “6-6-6” e ecjes dhe pse duhet ta provoni?

Çfarë është sfida “6-6-6” e ecjes dhe pse duhet ta provoni?

Aktivitete sportive
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Peshorja – Horoskopi vjetor për 2025: Një vit dashurie, gushti sjell harmoni familjare dhe suksese profesionale

Peshorja – Horoskopi vjetor për 2025: Një vit dashurie, gushti sjell harmoni familjare dhe suksese profesionale

Astrologji
Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Astrologji
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

Astrologji
Kalo në kategori