Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në shënimin e 22 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Ujit dhe 23 marsit- Ditës Ndërkombëtare të Meteorologjisë e organizuar në Liqenin e Batllavës.
Me këtë rast, ministri Matoshi dha një mesazh për institucionet e vendit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të ujit në vendin tonë.
“Është momenti që të gjithë ta trajtojmë ujin ashtu siç duhet sepse nënkupton jetë dhe si vend kemi nevojë shumë të madhe që të ruajmë sasinë e ujit , ta shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale të kujdesemi si institucione të kemi rezerva ujore për vendin tonë sepse secili prej jush e di, se vendi ynë është me rezervat më të pakta ujore në gjithë Evropën”, deklaroi ministri Matoshi.
“Motoja e këtij viti që është “Ujë për të gjithë” na obligon që të punojmë në këtë drejtim. Ju lus që të punoni sa më shumë, të na ndihmoni sa më shumë, që të dërgoni sa më shumë mesazhe tek të gjithë për rëndësinë që ka uji, për rëndësinë që duhet ti kushtojmë ruajtjes së rezervave ujore dhe për rëndësinë e ujit të pastër në mënyrë të veçantë”, deklaroi Matoshi.
Ai tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e përkushtuar dhe e interesuar që të mbështes zhvillimin e Orllanit ndërsa tregoi që këtë vit banorët e kësaj pjese do të bëhen me ujë të pijshëm fal një projekti që është duke realizuar MMPH-ja.
“Siç e dini, këtë vit fillojmë një investim milionësh për ujësjellësin e fshatit Orlllan sepse është një padrejtësi e madhe që gjithë banorët e kësaj zone të shohin ujin që ne e përdorim çdo ditë në Prishtinë ndërsa në shtëpitë e tyre të mos kenë ujë dhe ujësjellës. Prandaj kësaj padrejtësie po i japim fund përgjatë këtij viti dhe do të vazhdojmë edhe në zona tjera që të mbështesim banorët, lokalitetet të cilat përveç që jetojnë këtu kanë një rëndësi të veçantë edhe për mbarëvajtjen e jetës në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Matoshi.
Gjatë shënimit të kësaj dite, ministri Matoshi, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të OJQ-ve: “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, SHUKOS, CDI dhe qytetarë e banorë të Batllavës, kanë marrë pjesë në pastrim në liqenin e Batllavës dhe hapësirave përreth.
Po ashtu gjatë kësaj dite është shënuar edhe festivali i liqenit ku është bërë promovim i rëndësisë së ujit me lojëra për fëmijë, gara me vizatime dhe ese në mes nxënësve me temën “Ujë për të gjithë”, ekspozita të punimeve të vizatimeve të nxënëseve nga SHFMU- të, si dhe punime nga materialet e riciklueshme si dhe vendosja e 4 pikave demonstrimi i metodës së 3R- Redukto, Ripërdor, Riciklo për ngritjen e edukimit dhe ndërgjegjësimit.
Në shënim të kësaj dite, është organizuar edhe një tryezë në të cilën janë prezantuar të arriturat dhe sfidat në fushën e ujërave në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje