LAJMI I FUNDIT:

MKRS nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi me komunën e Skenderajt

MKRS nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi me komunën e Skenderajt

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nënshkruar sot katër memorandume bashkëpunimi konkretisht bëhet fjalë për projektin “Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Skenderaj’’, projekt ky që do të implementohet gjatë vitit 2020, projekti “Ndërtimi i Fushës Sportive në fshatin Polac të Skenderajt”, gjithashtu ky projekt do të implementohet gjatë vitit 2020.

“Ndërtimi i Tribunave, Rrethojës dhe shtrimi i Zhavorit në Stadiumin e Skenderajt’’, projekt ky që do të implementohet gjatë viteve 2020/2021/2022, si dhe projektin “Rinovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës Hasan Prishtina në Skënderaj”, që do të implementohet gjatë vitit 2020.


Në bazë të memorandumeve ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht komunën e Skenderajt, ndërkaq komuna bashkë me MKRS-në do të kujdesen për implementimin e projektit.

Në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Skenderajit Jashari, u bisedua edhe për projektet tjera që do të implementohen në këtë komunë.

Dumoshi gjatë takimi tha se gjatë kësaj kohe jemi munduar që të nënshkruaj memorandume të rëndësishme me të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë që të ju krijojmë lehtësira komunave që t’i realizojnë projektet që i kanë planifikuar.

Nga të dyja palët gjatë takimi u tha se investimet në sport dhe në kulturë nëpërmjet këtyre katër projekteve të madha kane rëndësi të veçantë dhe kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe sportit në këtë qytet, si dhe synojnë zhvillimin infrastrukturorë në fushën e kulturës dhe sportit.

Ndërkaq, Jashari e falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen ndaj komunës në këtë kohë të vështirë pandemie dhe tha se këto memorandume të cilat u nënshkruan sot janë shumë të rëndësishme për komunën dhe qytetin që ai udhëheq.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori