Mesfushori i Interit, Henrik Mkhitaryan, ka folur për Kristjan Asllanin, duke thënë se është një talent mjaftë premtues.

Edhe pse minutat nuk i ka pasur të shumta nga ana e trajnerit Simone Inzaghi, sërish për mesfushorin nuk mungojnë elozhet nga ana e shokëve të skuadrës.


Armeni Mkhitaryan shprehet se lojtari shqiptar ka potencial të jashtëzakonshëm ndërsa shton se të gjithë veteranët e skuadrës po e ndihmojnë.

b78a6bc701b83821

“Alternativat aty në mesin e fushës nuk mungojnë, por vendos trajneri Inzaghi, ne mundohemi ta ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur duke dhënë më të mirën në fushë”.

“Në mendimin tim, Asllani ka një potencial të jashtëzakonshëm me një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar”.

640 0 kristjan asllani foto facebook inter 2 1660660951

“Kërkon gjithnjë të mësoj dhe ne si më të vjetërit e grupit po mundohemi ta ndihmojmë sa më shumë. Na duhet kontributi i të gjithë lojtarëve dhe duhet të ndihmojnë gjithnjë njëri-tjetrin”, ka thënë Mkhitaryan. /Telegrafi/

telegrafi sport app