LAJMI I FUNDIT:

Mjete të reja nga IPARD 2 për bujqësinë e Maqedonisë

Mjete të reja nga IPARD 2 për bujqësinë e Maqedonisë

Janë realizuar 99 për qind e mjeteve vjetore për mbështetje nacionale në bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa nesër do të shpallet thirrje për investime në përpunim dhe marketing në bujqësi dhe prodhimet e peshkut të projektuar në 13,3 milion euro nga IPARD 2, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë pagesore, Nikollçe Babovski.

Masa ka të bëjë me investimet në kapacitetet përpunuese për qumësht dhe prodhime të qumshtit, mish dhe prodhime të mishit, duke i përfshirë vezët dhe shpendët, pemët, perimet, drithërat, produktet e mullirit dhe niseshte,
produkte bimore dhe yndyrëra nga kafshët, vera, uthulla.


Në takim me gazetarët Babovski informon se me këtë thirrje u mundësohet  firmave dhe kooperativave bujqësore të investojnë në hapjen e kapaciteteve përpunuese dhe pajisje, me ç’rast 50 për qind e investimit do të bashkëfinancohet. Mjetet financiare sipas kërkesës individuale ndahen si mbështetje financiare e pakthyeshme. Megjithatë, 75 për qind e mjeteve të cilat do të bashkëfinancohen do të sigurohen nga IPARD 2014- 2020, ndërsa
25 për qind nga Buxheti i shtetit.

“Afati për aplikim fillon nga dita e shtunë, 28 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. Gjithsej në dispozicion për këtë thirrje janë 13.352.375,68 euro. Me këtë, Qeveria, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia pagesore edhe njëherë konfirmojnë se fuqishëm janë të fokusuar në zhvillimin dhe përparimin e kapaciteteve përpunuese në agro sektorin. Përveç modernizimit të kapaciteteve ekzistuese prodhuese dhe hapjes së kapaciteteve të reja prodhuese presim të arrijmë prodhimtari të rritur, plasman të produkteve vendore dhe rrjedhë devizore nga eksporti i prodhimeve vendore”, deklaroi drejtori.

Formularët e nevojshëm nga “Kërkesa për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020” si dhe “Udhëtimi për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020” në të cilat janë të gjitha informatat për kriteret, kushtet
për pranueshmëri të projekteve dhe kushtet për financim dhe informata tjera të domosdoshme për përgatitje të kërkesës për shfrytëzim të IPARD mjeteve, mund të ndërmerren nga ueb faqja e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.

Formularët e shtypur, sërish, mund të merren direkt në Agjencinë në Shkup,  si dhe në qendrat më të afërta rajonale ose njësitë e punës të Agjencisë për nxitje të zhvillimit në bujqësi çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën
16:30.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori