LAJMI I FUNDIT:

Me mjete nga UNESCO do të hetohet flora dhe fauna ujore e burimeve “Shën Naum”

Me mjete nga UNESCO do të hetohet flora dhe fauna ujore e burimeve “Shën Naum”

Projekti “Burimet e Shën Naumit 0 inventarizim i karakteristikave biologjike dhe shërbimeve ekosistematike (SN_BESI)” do të marrë mbështetje financiare nga Byroja rajonale për shkencë dhe kulturë e UNESKO-s në Evropë dhe fondacioni humanitar Abrdn.

Ai është një nga pesë projektet, që do të financohet nga UNESKO, me aplikacion të institucionit publik Parku nacional “Galiçica”, ndërsa realizimi i tij duhet të fillojë prej 1 gushtit të këtij viti.


“Në kuadër të projektit do të zbatohen hulumtime dhe regjistrim (inventar) të florës dhe faunës ujore të burimeve “Shën Naum” – informata më të reja në pajtim me metodologjinë e pranuar ndërkombëtare. Do të bëhet vlerësimi i llojeve dhe vendbanimeve sipas direktivave relevante (Direktivat evropiane për lloje dhe vendbanime, Direktiva evropiane për lloje invazive dhe jonative etj.), do të zhvillohen pako ekologjike edukative të cilat do të përdoren në Shën Naum për edukim të grupeve të ndryshme targetore për vlerën e vetë vendit dhe karakteristikat biologjike, ekologjike dhe kulturologjike. Është paraparë të bëhet edhe vlerësim i gjendjes së ekosistemeve dhe shërbimeve të ekosoistemeve përmes metodës integruese të vlerësimit”, kumtoi IP PN “Galiçica”.

Rezultatet e fituara nga hulumtimi në periudhën 10-mujore të realizimit do të integrohen në dokumentet strategjike të IP PN “Galiçica”.

“UNESKO do të punojë së bashku me lokacionet e zgjedhura për të siguruar që rezultatet të përputhen në sferat prioritare të programeve të tyre shkencore: Programi për njeriun dhe biosferën (MAB), Programi ndërqeveritar hidrologjik (IHP) dhe Komisioni ndërqeveritar oqeanografik i UNESKO-s (IOK)”, qëndron në informatë.

Projekti i “Galiçicës” është i vetmi për rezervatin biosferik dhe rajonin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESKO-s, ndërsa do të financohen edhe projekte në Greqi, Slloveni, Itali dhe Britani të Madhe.

Në mars të vitit 2022, Byroja rajonale për shkencë dhe kulturë e UNESKO-s në Evropë dhe fondacioni humanitar abrdn publikuan partneritet trevjeçar i cili përfshin marrëvehsje për financim të projekteve nga lokalitete të regjistruara në listën e UNESKO-s (rezervate biosferike, gjeoparqe globale dhe lokacione të trashëgimisë natyrore botërore). Ato do të kenë për qëllim të promovojnë qëndrueshmëri përmes hulumtimit, arsimit dhe zgjidhjeve inovative për sfidat e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.