LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtrit të Rilindjes, nuk i ka pëlqyer hunda!

Mjeshtrit të Rilindjes, nuk i ka pëlqyer hunda!

Studiuesit në Roma kanë arritur të rindërtojnë fytyrën e mjeshtrit të madh të Rilindjes, Raphaelit. Ata kanë arritur në përfundimin se piktori ka pasur një hundë më të mprehtë.

Mjeshtrit të Rilindjes, ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda e tij. Për këtë arsye, piktori, i cili kërkonte përsosmëri në gjithçka, mund ta ketë rimodeluar atë në autoportretin e tij apo edhe në vepra të tjera. Ky është përfundimi i studiuesve të Universitetit të Romës, të cilët rindërtuan në 3D fytyrën e supozuar të mjeshtrit, bazuar mbi eshtrat që besohet të jenë të tij, të zhvarrosura në vitin 1833.

“Ai me siguri e beri hundën e tij të dukej më e rafinuar”, ka thënë profesori Mattia Falconi, biolog molekular në kampusin e universitetit Tor Vergata. “Hunda e tij ishte, le të themi, pak më e spikatur”.

Raphael vdiq në Romë në 1520, në moshën 37-vjeçare, me shumë mundësi nga pneumonia ose ndoshta nga sifilisi, dhe u varros në Panteonin e Romës ashtu si dëshironte. Autoportreti i tij i famshëm u bë rreth 15 vjet më parë, kur ai ishte në fillim të 20-tëve dhe pa mjekër.

Falconi, së bashku me antropologët mjekoligjorë dhe ekspertë të tjerë, rikonstruktuan fytyrën me teknikat e përdorura nga hetuesit e kriminalistikës, siç janë shtresimi i indeve nga pikat referuese të kafkës.

Për shekuj ka spekulime se eshtrat e zhvarrosura më 1833 dhe të rivarrosura në një kriptim mund të mos ishin Raphaeli, sepse disa nga studentët e tij u varrosën më vonë pranë tij.

Por, shkencëtarët e Universitetit të Romës që autorizuan rindërtimin besojnë se studimi vërteton në masën 85 përqind, se kafka është e Raphael për shkak të ngjashmërive me pjesën më të madhe të fytyrës së artistit siç përshkruhet nga bashkëkohësit e tij.