LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtëria e shitjes (3): Kontakti me sy

Mjeshtëria e shitjes (3): Kontakti me sy

Njohja e lëvizjes se trupit do të ju ndihmoj të realizoni shitje, të jeni më të suksesshëm në karrierë dhe në fund të ditës të fitoni më shumë para. Si t’i interpretojmë lëvizjet e trupit dhe si t’i japim kontaktin me sy në mënyrën e duhur personit me të cilin komunikojmë? Do ta trajtojmë tani. Kontakti me sy është jashtëzakonisht i rëndësishëm se si ndikon në realizim të shitjes, po ashtu mosdhënia e duhur e kontaktit me sy shumë lehtë mund ta humb realizimin e shitjes.

Një mik i imi kishte plan të shkoj të blejë një veturë dhe me ftoj që t’i bëjë shoqëri për t’i vizituar disa auto sallone. I thash po, do të vij me gjithë qejf dhe kur shkova me të vendosa t’i përcjelli lëvizjet e trupit të shitësve të ndryshëm gjatë procesit të komunikim dhe prezantimit të veturave. Është një kënaqësi të përcjellësh me vëmendje njerëzit dhe të ndërhysh gjatë komunikimit të tyre në situata të ndryshme duke shtuar pyetje të tjera.


Ja se çka pash kur shkuam gjatë vizitës te këto auto sallone në Prishtinë. Zakonisht kemi has në shitës të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një raport të mirë me klientin si blerës dhe e bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme që na lë përshtypje të mirë.

Mjeshtëria e shitjes (1): Me vetëbesim drejt cakut
Lexo po ashtu Mjeshtëria e shitjes (1): Me vetëbesim drejt cakut

Një gjë tjetër të cilën ata e kishin ishte kontakti me sy të cilin gjatë bisedës ata me a po pa vetëdije e bënin. Ne dy raste kemi vërejt që shitësit nuk ishin në pozitë të rehatshme me punën të cilën e bënin. Ata nuk e kishin kontaktin e mirë me sy dhe nuk munden të ndërtojnë një raport edhe pse tentuan të bëjnë atë për shakë se nuk ishin të përqendruar në kontakt direkt me klientin në këtë rast me shokun tim thjesht shpërqendronin shikimin përreth. Ju mungonte fokusi në klient dhe trajtimin e nevojave të tij.

Me të vërtetë ishte një eksperiencë e mirë duke përcjell kontaktin me sy në mes të shokut tim dhe shitësve të veturave. Mund t’u them se ai i refuzoj dy shitës për shakë të mosdhënies së kontaktit të mjaftueshëm sy në sy. Ai është ndier si i pa rëndësishëm për shitësin, kishte ndjenjë e mosdhënies se interesim për nevojën e klientit dhe mungesë e respektit për të.

Të flasim pak se si të mbajmë kontaktim me sy, në shumicën e kulturave të ndryshme rreth e përqark botës kontakti me sy është jashtë zakonisht i rëndësishëm.
Kjo mund të vërehet edhe kur jemi duke ecur përgjatë rrugës vazhdimisht shohim njerëz të ndryshëm me të cilët na japin kontakt me sy. Disa prej tyre na lëshojnë sytë dhe menjëherë i heqin, të tjerët t’i ngulin sytë deri sa nuk largohemi dhe është grupi i tret i njerëzve të cilët janë në mes. Unë i japi një rëndësi të madhe kontaktit me sy për shakë se me kontakt me sy ndërtoj besimin dhe lidhjen me njerëz.

Shpesh herë njerëzit mund të bëhen nervoz për shkak të shikim të thellë, por pasi që e shohin që shikimi nuk është tendencioz atëherë relaksohen dhe fitojnë besimin dhe ndërtojnë lidhje më lehtë.

Si duhet bërë këtë? Së pari rekomandohet që kontakti i par me sy duhet të jetë 3 deri 5 sekonda në hapësirën në mes të syve dhe hundës, pra në këtë trekëndësh. Qëllimi është që për herë të parë të shikosh personin aq gjatë sa të identifikosh ngjyrën e syve pastaj e largon shikimin nga ai ose ajo. Pastaj prapë e kthen shikimin pak me gjatë, por jo t’i ngulim sytë. Nëse i ngul sytë me shikimin e par në të atëherë do ta bësh nervoz kështu që duhet kohë pas kohe ta shtojmë kohëzgjatjen e kontaktit me sy deri sa të mjaftojnë të ndërtojmë besimin.

Mjeshtëria e shitjes (2): Shitja dhe blerja, si ndikojnë tek ne?
Lexo po ashtu Mjeshtëria e shitjes (2): Shitja dhe blerja, si ndikojnë tek ne?

Nëse e bëjmë mënyrë të duhur kohëzgjatjen e mbajtjes së kontaktin me sy do përmirësojmë komunikimin si dhe shitjen. Nëse gjatë shikimit të parë e japim kohëzgjatjen e tepruar atëherë do ta dëmtojmë shitjen, nëse e bëjmë shumë shkurt atëherë njerëzit nuk do të besojnë dhe do të reflektoj mos respekt dhe mosinteresim ndaj klientit siç e pamë me lart në rastin e shokut tim i cili kishte dal të blejë veturë.

Pra besoj që pajtoheni me përfundimin që me kontaktin e duhur të kohës sy në sy do të krijomë atmosferë të këndshme të besimit me bashkëbiseduesin apo klientin.

P.s.

Me siguri u intereson se çka ndodhi me shokun tim me të cilin shkuam të blejmë veturë. Ai ka blerë veturën prej shitësit i cili ka pas kontaktim me sy më të bindshëm.

Për më tepër informacion, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj mund të më kontaktoni në email: denis.gafuri@smardonline.com, apo në këto rrjete sociale: Twitter, LinkedIn apo Facebook.