Mjellma e zezë e quajtur "Terminator" dëbohet nga qyteti, terrorizoi zogjtë e tjerë
Në një rast të çuditshëm, një mjellmë e zezë është larguar nga një qytet në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi nëntë muajt e fundit duke 'terrorizuar' zogjtë e tjerë dhe turistët.
Zogu, i quajtur nga vendasit nofkën "Terminator", u kap nga rojtari i mjellmave Cyril Bennis dhe po mbahet në një park lokal përpara se të transferohet në Qendrën Dawlish Waterfowl në Devon.
Ai u bë viral midis banorëve për pamjen e tij të veçantë, të errët dhe mbretërore, pavarësisht se nuk është vendas i lumenjve britanikë.
"Megjithatë, për ndonjë arsye, ky djalë - Terminator, siç e quaja unë - vendosi që ky është një vend mjaft i bukur, kështu që gjatë muajve të dimrit ishte e këndshme ta shihje", tha Bennis, duke shtuar se ndërsa fjala u përhap, të gjithë filluan të vinin në Stratford për të parë shpendin.
Megjithatë, “Terminatori” nuk i priti mirë mjellmat e tjera dhe u përpoq të mbyste disa prej tyre.
Pas shumë diskutimesh, u vendos që të dëbohej nga qyteti.
Bennis tha se procesi i largimit të mjellmës së zezë nuk ishte i lehtë, por ai arriti ta qetësonte zogun dhe ta fuste në një zonë mbajtëse. /Telegrafi/






























