LAJMI I FUNDIT:

Mjeku me të cilin Putin shtrëngoi duart ditë më parë ka dalë pozitiv në testin për coronavirus

Mjeku me të cilin Putin shtrëngoi duart ditë më parë ka dalë pozitiv në testin për coronavirus

Një frikë për shëndetin e Vladimir Putinit u shfaq sot ndërsa mjeku kryesor rus i coronavirusit ishte infektuar me Covid-19 – një javë pasi u takua dhe shtrëngoi duart me liderin e Kremlinit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Denis Protsenko, 44 vjeç, drejton spitalin e sëmundjeve infektive Konnunarka, i cili u vizitua nga presidenti Putin javën e kaluar.


Siç thuhet më tej, dyshja janë parë afër së bashku dhe dy herë shtrënguan duart pa veshje mbrojtëse.

Një takim u mbajt gjithashtu në zyrën e Protsenko me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë zv/kryeministren ruse Tatiana Golikova, 54 vjeçe, e cila është përgjegjëse për politikën e coronavirusit të Rusisë.

Kremlini u përpoq të siguronte rusët sot duke thënë se Putin ishte rregullisht i testuar për coronavirus dhe ‘gjithçka është në rregull’.

Sidoqoftë, simptomat kërkojnë kohë për t’u zhvilluar dhe Putin ende nuk është parë sot në publik.

Putin kishte veshur një kostum dhe maskë kur ai vizitoi repartet e të prekurve me coronavirus, por nuk kishte veshje mbrojtëse të veshur kur ai ishte në pjesë të tjera të spitalit me kryeinfermierin dhe ekipin e tij. /Telegrafi/