Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se Covid-19 nuk është më një emergjencë globale, por kjo nuk do të thotë se pandemia është kthyer në endemi. Është ky paralajmërimi që bëri mjeku shqiptar në Londër, Ledion Shapo, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 CNN.
Shapo theksoi se deklaratat e OBSH duhen vënë në kontekst. Ai solli në vëmendje se virusi dhe nën-variantet e tij nuk ndiqen më si dikur, teste nuk bëhen dhe as nuk mbahen më maska.
“Transmetueshmëria e virusit është e tillë në nivel global sa tagra pandemi nuk i hiqet. Jemi ende në një situatë pandemia globale. Nuk jemi ende në endemi. Nëse themi se nga një tigër është kthyer në kotele, nuk jemi të saktë…Omicron ka prodhuar 600 mutacione, prej tyre 5 ose 6 janë shqetësues,” shtoi Shapo.
Po ashtu mjeku nga Londra theksoi se një pjesë e mirë e popullatës vuan ende nga pasojat e Covid-it të gjatë. Dhe, sipas tij, numri i viktamve në nivel global besohet të jetë tre herë më i lartë se ai zyrtari, pra në total viktimat nga virusi mund të jenë deri në 20 milionë.
Por cila mund të jetë pandemia e radhës? Ledion Shapo thekson se kjo mund të varet nga origjina e vërtetë e Sars Cov2. Nëse virusi doli nga tregu i gjësë së gjallë në Wuhan, gjasat janë që pandeminë e radhës ta shohim pas shumë vitesh, por nëse virusi doli nga laboratori, atëherë “nuk është e largët dita kur mund të shohim diçka të ngjashme si kjo që kaluam.”
Një tjetër shqetësim që ngre mjeku shqiptar është gjendja e sistemeve shëndetësore, që sipas tij, treguan dobësi dhe ende vijojnë të jenë të dobësuara në maksimum. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe