LAJMI I FUNDIT:

Mjeku nga Kosova një nga autorët e studimit, sa i përket efikasitetit të vaksinave nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna

Mjeku nga Kosova një nga autorët e studimit, sa i përket efikasitetit të vaksinave nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna

Vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna kundër COVID-19, është konstatuar se janë 94 për qind efektive kundër hospitalizimit të personave mbi 65 vjet që janë prekur nga COVID-19.

Ky konstatim është bërë nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që realizoi një studim në të cilin mori pjesë edhe mjeku nga Kosova, Dr. Arbër Shehu, transmeton Telegrafi.


Mediat prestigjioze si CNN e BBC kanë raportuar për studimin në të cilin mori pjesë edhe mjeku Shehu, i cili pa dyshim se me këtë e bën krenar çdo shqiptar.

Në anën tjetër të dhënat e vaksina të Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë shpresë se pandemia e coronavirusit mund të marrë fund nëse në mbarë botën vazhdon me tempo të përshpejtuar procesi i vaksinimit të qytetarëve.

Kujtojmë që Arbër Shehu është nga Krusha e Vogël,  babai i të cilit është zhdukur gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori