LAJMI I FUNDIT:

Mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik mund të marrin deri në 1800 euro pagë

Mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik mund të marrin deri në 1800 euro pagë

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që t’i stimulojë mjekët specialistë të cilët punojnë vetëm në sektorin publik përmes shtesës në pagë.

Reklama

Këtë e bëri të ditur ministri Arben Vitia, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas tij, me këto shtesa paga e një mjeku specialist do të mund të arrijë deri në 1800 euro.

Vitia: Profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga koeficienti i pagave
Lexo po ashtu Vitia: Profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga koeficienti i pagave

“Është një Rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas miratimit të Ligjit të Pagave, mund të shkojë paga deri në 1700-1800 euro”, tha Vitia.

Ai tutje u shpreh së janë brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

Para mediave, ministria tha se përmes koeficientit të Ligjit të Pagave janë munduar që ta parandalojnë këtë dukuri.

Sipas tij, profesionistët shëndetësorë janë ata të cilët kanë përfituar më së shumti nga vlera e koeficientit, nga të gjitha kategoritë.

Mes tjerash, Vitia deklaroi se janë duke u munduar që të gjejnë edhe mënyra të tjera të cilat do të bindnin stafin shëndetësor që të qëndrojë në institucione publike.

“Me shumë profesionistë shëndetësorë që kam folur, përveç pagave janë edhe arsye të tjera që ata largohen e kryesisht kanë të bëjnë me distribuimin jokorrekt të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit infermieror dhe kushte jo të përshtatshme të punës si dhe mungesë e aparaturave”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Politikë
Zhvillimet në veri, Kurti takon Von Cramon: Është e rëndësishme të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët

Zhvillimet në veri, Kurti takon Von Cramon: Është e rëndësishme të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët

Lajme
Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Lajme
Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Lajme
Vdes Merita Mihovci, arkiktete në Komunën e Prishtinës

Vdes Merita Mihovci, arkiktete në Komunën e Prishtinës

Lajme
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Lajme
Kalo në kategori