Mjekët paralajmërojnë se coronavirusi mund të shkaktojë dëme në testikujt e burrave

Covid-19 dihet që shkakton një sërë simptomash të pakëndshme, duke përfshirë gulçim, ethe dhe kollë. Sidoqoftë, një studim i ri ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë gjithashtu dëme në testikujt e burrave
Studiuesit nga Spitali Tongji i Wuhan po u bëjnë thirrje pacientëve meshkuj që të testojnë pjellorinë e tyre pasi të jenë shëruar nga koronavirusi, shkruan e përditshmja angleze The Mirror.
Në studimin e tyre, i cili është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale kineze, studiuesit, të udhëhequr nga profesori Li Yufeng, shpjeguan:
“Infeksionet e reja koronavirus janë shkaktuar kryesisht nga dëmtimi i mushkërive dhe sistemit imunitar, por në teori ato mund të shkaktojnë edhe dëmtime testikulare.
Prandaj, ekipi i Profesor Li Yufeng nga Qendra e Mjekësisë Riprodhuese të Spitalit Tongji kujtoi se: “Meshkujt e infektuar me pneumoni koronare të re duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit të fertilitetit pas rehabilitimit.”
Koronavirusi pushton qelizat përmes kombinimit të një proteine (proteina S) dhe një enzime, të quajtur ACE2. Sipas studiuesve, ashtu si në mushkëri, kjo enzimë gjendet edhe në disa organe të tjera, përfshirë zorrën e vogël, veshkat, zemrën dhe tiroidet. Në veçanti, sasi të mëdha të ACE2 gjenden në testis, duke treguar që koronavirusi ka potencialin të shkaktojë dëme në këtë zonë.
Studiuesit shtuan: “Teorikisht spekulohet se infeksioni i ri i koronës mund të shkaktojë dëmtim të testikulit, duke ndikuar në prodhimin e spermës dhe sintezën e androgjenit.
“Prodhimi i penguar i spermës do të ndikojë në pjellorinë e mashkullit dhe rastet e rënda mund të shkaktojnë infertilitet mashkullor; mungesa e androgjenit mund të ndikojë në karakteristikat sekondare seksuale të meshkujve dhe të zvogëlojë cilësinë e jetës. ”
Ky nuk është studimi i vetëm që sugjeron një lidhje midis koronavirusit dhe pjellorisë mashkullore.
Muajin e kaluar, studiuesit nga Spitali Affiliated Suzhou i Universitetit Mjekësor Nanjing, publikuan një studim që sugjeronte që koronavirusi mund të shkaktojë dëme në veshka dhe testis.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se asnjë nga këto studime nuk është publikuar në revistat mjekësore dhe ato janë thjesht spekulime. Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të vërtetuar ndonjë lidhje të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës