Një video rrëqethëse ka filluar të qarkullojë në internet, shfaqin momentin kur kirurgët i nxjerrin nga trupi një gruaje 14 krimba gjigant.

Gruaja e identifikuar vetëm si Sunita, kishte shkuar në spital pasi vazhdimisht kishte dhimbje në bark, villte dhe nuk arrinte të qëndronte në këmbë për më shumë se gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.


1 24

Por, skaneri zbuloi se ajo kishte dhjetëra krimba të mëdhenj që jetonin në trupin e saj, disa prej tyre ishin të gjatë nga 15 deri në 20 centimetra.

2 9

Kirurgët në spitalin Fortis në New Delhi të Indisë, kanë arritur t'ia nxjerrin nga trupi pa iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale - me endoskopi.

3 5

Pasi i nxjerrën krimbat nga barku Sunita i është drejtuar gazetarëve duke thënë: "dhimbjet ishin aq të mëdha sa që nuk mund të qëndroja në këmbë. Si rezultat i këtyre dhimbjeve humba 12 kilogramë për një muaj. Por, fatmirësisht mjekët i zbuluan me kohë krimbat dhe tani gjithçka ka marrë fund".

4 4

Gjetja e krimbave në barkun e pacientët nuk janë raste të rralla, por jo edhe 14 siç kishte ndodhur në rastin e Sunitës. /Telegrafi/