Mjekët në Maqedoni kërcënojnë me bojkot të përgjithshëm, kërkojnë paga më të larta
Asgjë nga rritja e premtuar e pagave të personelit mjekësor. Ministria e Financave ende nuk ka dhënë dritë jeshile që pagat e punonjësve në shëndetësi të rriten nga muaji prill. Lidhja e Sindikatave si dhe Sindikata e Qendrës Klinike kërcënojnë me bojkot të punës derisa pushteti shprehet i shurdhër lidhur me kërkesat e tyre.
“Për momentin po ndodh ajo më e keqja më e rrezikshmja, që quhet “bojkot I bardhë” që do të thotë demotivim I të punësuarve, që do të thotë ata I shtyjnë intervenimet, nuk janë të interesuar për punë dhe kjo është ajo e keqja që po ndodh në sistemin shëndetësor. Bojkoti I bardhë është më I rrezikshëm nga bojkoti I përgjithshëm , ai demotivim do të thotë dhe mos interesim I të punësuarve në pjesën e detyrimeve që kanë t’I kryejnë”, tha Ljubisha Karanfillov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Sindikalistët shprehen të revoltuar me rritjen marramendëse të pagave të funksionarëve.
“Një mjek kirurg, apo një specialist krahasuar me një funksioner pagat I kanë 3 me 1 , në kësi shteti të varfër social, a ka dikush sens për shëndetësinë, a dëshirojnë dhe a na duhet shëndetësia publike ku 90% e qytetarëve shërohen në Klinika të shtetit apo duhet të gjithë të ikin tek privatët? Të demoralizuar jemi të gjithë që nga profesorët, mjekët, infermieret, I gjithë kuadri mjekësor”, u shpreh Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.
24:03 “ Ajo që po ndodh rritja prej 78% e funksionerëve, ndjehemi të retarduar. Do gjejmë mënyra për të bojkotuar, ta dini! Nëse nuk janë të kënaqur me shëndetësisë publike, le ta mbyllin, ne jemi të gatshëm të ristrukturohemi, porn ga ana tjetër nuk ofrojnë asgjë”, deklaroi Stojka Nakeska, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.
Punonjësit shëndetësor kërkojnë rritje prej 3 mijë denarësh për infermieret dhe personelin e mbetur shëndetësor dhe 2 mijë denarë për mjekët. Kjo rritje, buxhetit për një vit do t’i kushtonte rreth 8 milion euro, derisa rritja e pagave të funksionarëve nga buxheti tërheq mbi 15 milion euro në muaj. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit