LAJMI I FUNDIT:

Mjekë nga Suedia, operuan nëntë pacientë në kirurgji plastike

Mjekë nga Suedia, operuan nëntë pacientë në kirurgji plastike

Një ekip i mjekësve nga Suedia i udhëhequr nga Ass. Prof. Erkki Tarpila, nga data 23 deri më 27 shtator ka qëndruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Sipas njoftimit për media, në bashkëpunim edhe me mjekët e klinikës, janë kryer 9 operacione , një operim mikrokirurgjik, një rekonstruksion i gjirit dhe operime tjera nga lëmi i e kirurgjisë rekonstruktive dhe kirurgjia e dorës.


Ekipi i mjekëve suedez ka realizuar me dhjetëra vizita të tjera mjekësore për pacientët.

Në njoftim thuhet se ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë dhe në përbërje të tij ka tre kirurg plastik, një mikrokirurg, një kirurg të dorës dhe një infermiere.

Kësaj here, ekipi nga Suedia ka sjellë edhe një VAC aparat, shumë i nevojshëm për trajtimin e plagëve kronike dhe të infektuara.

Ekipi i mjekëve nga Suedia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijë për të ndihmuar pacientë e kirurgjisë plastike, e po ashtu stafin mjekësor duke ndikuar në ngritjen dhe edukimin e tyre profesional./Telegrafi/