Aftet në gojë mund të shkaktojnë dhimbje të padurueshme dhe mund ta vështirësojnë të folurit dhe ngrënien.
Studimi i ri, i publikuar në “Quintessence International” zbulon se ekziston një mënyrë krejtësisht e thjeshtë dhe efektive për t’i shëruar aftet, dhe madje pa përdorimin e kremit kortikosteroid.
Në studim ishin përfshirë 94 persona që vuanin nga aftet. Shkencëtarët i kanë ndarë ata në dy grupe. Njëri grup i kishte trajtuar aftet me mjaltë ndërsa grupi tjetër me krem kortikosteroid.
Të gjithë pjesëmarrësit duhej t’i lyenin aftet pas çdo vakti për një periudhë prej 8 ditësh ose në ndërkohë të ndalonin me lyerjen në qoftë se aftet ishin shëruar plotësisht.
Ata gjithashtu e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me nivelin e dhimbjes dhe simptomat në përgjithësi.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit të cilët përdoren mjaltin kishin ndier simptoma të reduktuara madje vetëm pas 3 deri në 5 ditë.
Ata gjithashtu konstatuan se inflamacioni është zvogëluar shumë më shpejt dhe se shumica e afteve filluan të zvogëlohen më herët se tek pjesëmarrësit të cilët kishin përdorur kremra kortikosteroide.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mjalti ka aktivitet antiinflamator dhe analgjetik, që është arsyeja se pse është efektiv në trajtimin e afteve, por edhe në problemet e të tjera të lëkurës si aknet, puçrrat, gërvishtjet, prerjet dhe kallot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës