LAJMI I FUNDIT:

Mjaft u flijuam për të tjerët!

Kontributi dhe flijimi i shqiptarëve në aspekt të përgjithshëm për të tjerët, që moti ishte i pranishëm në të katër anët e botës. Personalitetet shqiptare, të tjerëve u ndihmonin në momentin dhe kohët kur vendi i tyre më së shumti kishte nevojë për ndihmën e tyre. Kështu pastaj, neve na mbeti të krenohemi me legjendat shqiptare, që për nga historia ishin shqiptarë, por në realitet (në jetën reale praktike) ata ishin të huaj.

Kështu, shqiptarëve u mbeti të krenohen me Mustafa Kemal Ataturkun që njihet si themeluesi i Turqisë moderne, i cili për nga origjina ishte shqiptar, por në jetën reale nuk ishte i tillë, me Gonxhe Bojaxhiun që njihet si humaniste botërore, e cila me origjinë ishte shqiptare, por nuk jetoi dhe veproi si e tillë, me Mehmet (Muhamed) Ali Pashën që njihet si themeluesi i Egjiptit modern, i cili për nga origjina ishte shqiptar, por në jetën reale nuk ishte i tillë, me Xhim Belushin që njihet si aktor me famë botërore, i cili për nga origjina është shqiptar, por në jetën reale nuk është i tillë, dhe me shumë personalitete dhe kolos të tjerë me famë botërore që për nga historia ishin shqiptar, por që famën dhe autoritetin nuk e fituan si shqiptar.


Me këtë nuk dua të shpreh keqardhje që populli shqiptarë nxori nga gjiri i vet, këso personalitetesh tejet të famshëm. Fundja, si rrjedhojë e këtyre kolosëve, sot përball botës jemi më ballë hapur dhe më të arsyeshëm, kur janë në pyetje ndihmat reciproke! Por, fatkeqësia reale qëndron në atë se, ne duke u bërë të ndershëm ndaj gjithkujt, gradualisht kemi filluar të bëhemi të pandershëm ndaj vetës sonë.

Ne lere që ndaj botës, ishin shumë flijues dhe të ndershëm, por ne aktualisht po mëtojmë të flijohemi dhe të bëhemi të ndershëm, edhe përball popullit dhe Qeveris maqedonase. Në vend që t’i sqarojmë qëndrimet tona ndaj qëndrimeve të tyre, ne po e bëjmë të kundërtën, pra po i biem në dert serioz këtij populli i cili kontestohet prej shumicës. Paralelisht me shqetësimet tona, dhe ndarjes së dhimbjes së përbashkët me maqedonasit, Qeveria aktuale po manifeston në vazhdimësi urrejtje dhe përbuzje ndaj neve, që detyrimisht kemi vendosur ta ndajmë dhimbjen e tyre së bashku.

Ne po e ndajmë dhimbjen së bashku, duke qenë tërësisht të shëndosh në çdo aspekt, kurse pala tjetër po luan me neve, duke qenë të informuar fort mirë se pa shqiptarët që moti do kishin perënduar. Edhe çfarë argumenti dhe dëshmie duhet të artikulojë kjo Qeveri, që të na bind se, nuk na përfill fare si faktor relevant në këtë shtet?! A nuk na mjafton fakti i prolongimi i realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, edukimi militarist i qytetarëve shqiptarë, moszgjidhja e statusit të UÇK-së, harresa e qëllimshme e rajoneve shqiptare për ndërtim të infrastrukturës rrugore, përgënjeshtrimi i shumë marrëveshjeve shqiptaro-maqedonase nga ana e tyre, enciklopedia maqedonase, ndarja e banesave sociale për të gjithë etnitetet përpos atij shqiptar, mospërfillja e faktorit politik shqiptare rreth zgjidhjes së emrit, alergjia fotografuese e kryeministrit me Skënder Hysenin, si dhe së fundi (ky fund nuk është i fundit) reklamimi nëpër shumë media vendore dhe ndërkombëtare i të arriturave të Qeveris aktuale prej një këndi të vetëm, pra vetëm prej VMRO-DPMNE-së, duke e anashkaluar tërësisht prej agjendës zhvillimore partin shqiptare në pushtet.

Ndërkaq, kur Greqia i paralajmëroi se, edhe me 7 dhjetor do të vendosim veto, nëse eventualisht gjatë kësaj distance kohore nuk do e ndërrojnë emrin dhe identitetin kombëtare, kurse ne tashmë të ashtuquajturit shqiptarët e ndershëm, prapë nuk hezitojmë të ndajmë mëshirë me ta! Nëse me të vërtet Greqia vendos veto, ashtu siç kishte vepruar në samitin e Bukureshtit, atëherë ne shqiptaret që jetojmë po në këtë shtet, nuk duhet të flijohemi dhe nuk kemi të drejtë morale ta bëjmë një gjë të tillë për maqedonasit, të cilët seriozisht kanë probleme me identitetin, jo vetëm me Greqinë, por edhe me disa shtet tjera.

Dëgjojmë zëra prej etnitetit maqedonas dhe prej Qeveris aktuale se, do ta mbajmë shpirtin gjallë vetëm me bukë e krip, e nuk do ta ndërrojmë dot identitetin kombëtarë, ndërkaq Greqia në këtë aspekt është tejet e prerë, fundja asaj asgjë nuk i kushton nëse Maqedonia vazhdon të mbete jashtë çdo mekanizmi ndërkombëtarë. Nëse pra, maqedonasit janë në gjendje dhe të gatshëm të hanë bukë e krip e të izoluar, por me dogmën e identitetit të tyre antik, atëherë ne shqiptarët pa doreza do duhej t’i themi: “ju bëftë mirë buka me krip, por ne shqiptarët që jetojmë në këtë shtet, duhet që sa më shpejt t’i bashkëngjitemi mëmëdheut tonë dhe fatit tonë gjallërues, ngase jemi ngopur qe 18 vite duke ngrënë bukë e krip e zemër, në të njëjtën kohë kur ju loznit me ushqime vitaminoze të llojllojta”.

Përkitazi me këto mjegullina dhe me një të ardhme tejet të pasiguritë për këtë shtet, duhet që urgjentisht etniteti shqiptar ta plasoj në debat prapë tezën e Rafiz Halitit, ku thotë se shqiptarët me, apo pa maqedonasit duhet t’i bashkëngjiten karvanit evropian, apo si opsion tjetër ndërlidhës me të parin, do të ishte mirë të shfletohet dhe të hidhet në debat platforma e përpiluar nga Koço Dana dhe nga disa ideolog besnik të çështjes shqiptare, e cila në vete ngërthen, zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare, kuptohet edhe zgjidhjen e shumë çështjeve që e pengojnë zhvillimin tekniko-teknologjik dhe moral të njeriut.

Pra, mjaft flijuam për të tjetër, të fillojmë të mendojmë pak për vetën tonë, sepse kështu siç jemi duke flijuar dhe kontribuar në vazhdimësi për të tjerët, do na mallkojë vetja jonë!

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori