LAJMI I FUNDIT:

“Mjaft më, e mbyte njeriun”, ish i burgosuri politik tregon për cinizmin e serbëve e mburrjen e shqiptarëve teksa e torturonin

“Mjaft më, e mbyte njeriun”, ish i burgosuri politik tregon për cinizmin e serbëve e mburrjen e shqiptarëve teksa e torturonin

Ish i burgosuri Basri Musmurati, ka rrëfyer përvojat e tij të dhimbshme gjatë hetimeve të kryera ndaj tij.

Musmurati tregoi se ai ishte hetuar dy herë dhe se gjatë hetimeve të para, që zgjatën rreth gjashtë muaj, nuk ishte prekur nga dorë serbe, por vetëm nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së.

“Torturat kryesore dhe të gjitha, prej të parës deri të fundit i kanë bë UDB-ashët shqiptarë që kanë punu. Ata serbët që i njihja unë, qoftë në Gjilan, qoftë në Prishtinë… uleshin si përball meje dhe ndonjëherë thoshin… ‘dosta bre ubiliste qoveka (mjaft më, e mbytet njerin)”, ka treguar Musmurati, duke përshkruar cinizmin e serbëve dhe mburrjen e UDB-ashëve shqiptarë për torturat.


Musmurati tregoi se personi i parë që i vendosi prangat ishte Selim Brosha, një zyrtar i lartë i Agjencisë së Sigurimit Shtetëror serbo-jugosllav, e njohur si UDB-a.

“I pari dhe kryesori ka qenë një Selim Brosha që një kohë ka qenë këtu, në Krahinë atëherë… po m’doket ka qenë personi i dytë i Sigurimit të Shtetit. Pastaj e kthyen në Gjilan se mendohej që s’po punohet atje mjaft. Ky ka qenë kryesori”, ka treguar Musmurati gjatë një interviste në RTVD.

Ai përshkroi arrestimin e tij në shtëpi dhe transferimin në Gjilan, ku u mbajt në “dhomën numër 13” për 10 ditë e netë, i lidhur për një karrige prej druri të përforcuar në mur.

“Aty më kanë mbajtur lidhur për karrige. Një karrige e drunjtë e përforcuar në muri…duart m’i lidhnin për karrige, edhe këmbët”.

Gjatë kësaj kohe, bashkëpunëtorët e UDB-së nuk e kishin rrahur, por e kishin mbajtur vetëm për ta detyruar të flasë.

“Nëse flas, ju tregoj ato që kërkojnë, këta betoheshin se do më lironin nga burgu,” tha Musmurati.

Ai tregoi se Selim Brosha kishte sjellë disa persona për ta bindur Musmuratin që të flasë, duke u zotuar se do ta lironte. Musmurati nuk përmendi emrat e tyre për shkak të respektit për familjet e tyre dhe marrëdhënieve të tyre personale.

“Ky Selimi (Brosha) nja 2-3 persona i ka dekonspiru për të m’i sjellë ua, njerëz që i njihja unë për të më siguruar ata, që ky e mban fjalën dhe të liron vetëm fol ti”, ka treguar ish i burgosuri politik.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Politikë
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Lajme
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së

Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së

Lajme
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Lajme
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Lajme
Kalo në kategori