LAJMI I FUNDIT:

Mizrahi: Të korrigjohen të gjitha gabimet e sistemit për të drejtat e fëmijëve pa prindër

Mizrahi: Të korrigjohen të gjitha gabimet e sistemit për të drejtat e fëmijëve pa prindër

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi sot mbajti takim me përfaqësues të fëmijëve pa prindër me kërkesë të tyre me njohjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot bënë të ditur se me ndryshimet e fundit ligjore nga maji i vitit 2019 e drejta e ndihmës financiare për studim është futur neni me të cilin është vendosur kufiri i moshës deri në 26 vjet për shfrytëzimin e kësaj të drejte. Në mënyrë plotësuese me këtë ligj, përkujtohet, janë përjashtuar edhe studentët të cilët studiojnë me korrespondencë.

“Kjo do të thotë se personat nga kjo kategori të cilët kanë filluar studimet dhe e tejkalojnë kufirin e moshës preh 26 vjet apo janë studentë me korrespondencë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë shtesë. Sipas të dhënave të marra nga Qendrat për Punë Sociale, në përfundim me dhjetorin e vitit 2019 ka ulje prej 32 për qind të shfrytëzuesve të kësaj shtese në krahasim me janarin e vitit 2019, me çfarë u merret tashmë e drejta e fituar”, qëndron në kumtesë.


Problem shtesë me të cilin përballen këto persona, nënvizohet në kumtesë, është që Qeveria e Zoran Zaevit dhe ministrja Mila Carovska me moszbatimin e programit D 10 nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për punësimin e personave të cilët deri në moshën 18 vjet kanë pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, dhe u merret e drejta e punësimit të cilën e kanë.

Ministrja Mizrahi ka theksuar se e drejta e dhënë nuk duhet të hiqet dhe ligji në vend që të parandalojë diskriminim, e bën të njëjtën. Ajo do të angazhohet pas përfundimit të zgjedhjeve të gjitha gabimet në sistem të korrigjohen, dhe kjo kategori e qytetarëve të mos margjinalizohet në mënyrë shtesë, siç është vendosja e barrierës së moshës për shtesë, moszbatimi i programit D 10 dhe programeve të tjera të cilat do t’u ndihmojnë të integrohen në shoqëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori